Kërko më tej
For readers of Rebecca Henderson's...
Subcategories
David Walliams vjen me një libër të ri para lexuesve të tij në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese Botart ka hedhur në qarkullim librin “Operacioni bananet” të këtij autori të shquar të letërsisë bashkëkohore për fëmijë.
Bashkohuni me andin dhe Terrin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e ccokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Fecckator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni...
"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm.
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë.
Shkrimtarja e njohur e letersise Adelina Mamaqi per femije vjen me nje tjeter liber te ri per femije, ku kesaj radhe personazhi kryesor Enni ka nje kapele me gjyre te kuqe te cilen ia ka qendisur gjyshja....
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauço dhe maska, është një nga peizazhet themelore të shekullit XX. “Libri i librave” ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it...
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
Libri "Mjete dhe armë" i Brad Smith, i cili është presidenti i Microsoft, flet për sfidat dhe mundësitë që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë në botën tonë, duke u përqendruar në aspektet e sigurisë, privatësisë dhe përdorimit etik të teknologjisë.
Një roman, që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit
Shkencetari i mirenjohur politik Ian Bremmer nxjerr mesime nga sfidat globale te 100 viteve te fundit, - perfshire pandemine – per te treguar se si mund t’u pergjigjemi tre krizave madhore qe do te shpalosen pergjate dekades se ardhshme
Abetarja është hartuar me synimin për të ndihmuar nxënësit, që nisin shkollimin, të bëjnë hapin e parë në mësimin e leximit dhe shkrimit të gjuhës shqipe dhe të zhvillojnë kompetencat bazë për të komunikuar në gjuhën amtare: për të folur, për të dëgjuar, për të shkruar dhe për të lexuar. Ky libër është mbështetur në përvojat më të mira evropiane dhe në...
Ne kete set ne kemi sjelle librin e Ermal Mamaqit “Ne gare me veten” dhe revisten nr. 30 te “Business Magazine”, nje botim ne fushen e sipermarrjes ku artikulli kryesor i kushtohet Ermal Mamaqit. Te gjithe lexuesit e interesuar e gjejne ne oferte kete set
Nje nga kryeveprat e letersise boterore per femije “Aventurat e Din Pakut dhe te shokeve te tij” te autorit Nikollai Nosov, vjen i ribotuar nga Albas nen perkthimin e autorit te njohur te letersise per femije dhe te akademikut Bedri Dedja.
“Engjëlli Blu” është një libër me aventura fantastike. Personazhi kryesor është një djalë i veçantë me spektrin e autizmit.
Këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.
"Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.
Nëse jeni në kërkim të njeriut që do t’ju ndryshojë jetën, vështrohuni në pasqyrë. Rregulla e 5-sekondëshit do t’ju ndihmojë që të jetoni, të dashuroni, të punoni dhe të flisni me vetëbesim dhe guxim në çdo ditë të jetës suaj. Dhe do t’ju duhen vetëm PESË SEKONDA.
Nje prej kryeveprave te letersise boterore na vjen Don Kishtoi i Mances na vjen ne nje perkthim te ri nga origjinali prej shqiperuesit te njohur, Bajram Karabolli dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Albas
Ky libër do të ketë ndikim në shumë fusha të ndryshme dhe duhet të bëhet tekst bazë për këdo që është i interesuar të dijë më shumë për politikën, shoqërinë dhe gjendjen në të cilën ndodhet bota jonë.
Akikoja është një vajzë që nuk i pëlqen kufijtë dhe e do shumë babanë. Ajo e sheh botën pak më ndryshe, prandaj të tjerëve u duket e çuditshme.