Edi Gogu BAO0600
Libër i ri
7 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928375636 | |
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë. Meqë më thatë që dini të mbani një sekret, unë po jua rrëfej sekretin tim. Tezja ime, teze Lola, ka shkop magjik. Madje jo një, por dhjetë. Po, po dhjetë ka. Unë i kam parë vetë me sytë e mi. Ja, tani po jua rrëfej menjëherë të gjitha, vetëm mbani vesh.
| Faqe | 50 |
| ISBN | 9789928375636 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 12 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Histori sa argëtuese, aq edhe edukative... shoqëruar me ilustrime nga më të bukurat e lozonjaret, për të kënaqur shijet e të vegjëlve tuaj. Autorja është rritur nën magjepsjen e rrëfimeve të gjyshërve, pasionin e saj për të shkruar tregime për fëmijë filloi ta ushtronte duke hedhur në letër disa nga historitë që u rrëfente fëmijëve të saj, para gjumit
“Flutura gazplotë” sjell për të vegjlit historinë e magjishme të një larve të vogël, që do të ketë shoqe, por e refuzojnë, sepse u duket e shëmtuar. Ajo mbështillet nga një krizalidë dhe kur vjen koha për të dalë prej saj, të gjithë mahniten nga bukuria dhe ngjyrat e saj të larmishme. Me dashuri dhe mirësi, “Flutura gazplotë” na mëson se brenda një zemre...
ZGAVRADORI nuk është një pyll i zakonshëm. Aty jetojnë kafshë që ta rrëmbejnë zemrën dhe të bëjnë t'i duash, pasi ato udhëhiqen nga një forcë e madhe: DASHURIA. TULI-TURTULI është një prej banorëve të këtij pylli. Tuli është një breshkë e vetmuar, me një KËMBË PREJ DRURI, pasi këmbën e ka humbur në një betejë. Një ditë, teksa po pastronte shtëpinë, ai...
Edi Gogu është tashmë një emër i njohur i letërsisë për fëmijë dhe me botën e saj të gjallë, shumë pranë natyrës, me stilin, me pasionet dhe imagjinatën e ndezur, i magjeps fëmijët dhe i bën që të reflektojnë për jetën, për marrëdhëniet me të tjetër dhe ju ndez fantazinë përmes fuqisë së gjuhës dhe personazheve