I ri Miti dhe realiteti Shiko më të madhe

Miti dhe realiteti

Mircea Eliade A-000863

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në veprën "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tipareve kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
ISBN9789928185693

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

FRAGMENT NGA LIBRI

Zor se mund të formulohet një përkufizim për mitin, që do të ishte i pranueshëm për të gjithë studiuesit dhe, njëherësh, i kuptueshëm për jospecialistët. Për më tepër, a është vallë e mundur të formulohet një përkufizim që do të ngërthente të gjitha tipet dhe funksionet e miteve në tërë shoqëritë tradicionale dhe arkaike? Miti është një realitet kulturor jashtëzakonisht kompleks, të cilit mund t’i qasesh dhe ta interpretosh nga këndvështrime të ndryshme dhe përplotësuese.

Më ngjan se përkufizimi më pak i papërshtatshëm, duke qenë dhe më gjithpërfshirësi, është si vijon: miti rrëfen një histori të shenjtëruar; ai tregon një ngjarje që ndodhi në Krye të Herës, në kohën përrallore të “fillimit”.

Me fjalë të tjera, miti na tregon se si, falë veprimeve të Qenieve të Mbinatyrshme, u krijua një realitet i caktuar, qoftë ky realiteti në tërësi, pra Kozmosi, apo vetëm një pjesëz e tij – një ishull, një lloj bime, një lloj i veçantë sjelljeje, një zakon.

Miti pra, është gjithherë shpjegim për një “krijim”; ai rrëfen se si është krijuar diçka, se si filloi ajo të jetë.

Miti na tregon vetëm atë që ka ngjarë vërtet, atë që e ka shpërfaqur plotësisht vetveten. Aktorë të miteve janë Qeniet e Mbinatyrshme. Ato njihen, para së gjithash, për atë që kanë bërë në kohët transhendentale të “fillimit”.

Prandaj mitet shpërfaqin veprimtarinë krijuese dhe shenjtërinë (apo thjesht “mbinatyrshmërinë”) e veprave të tyre.

Me pak fjalë, mitet përshkruajnë shpërthimet e ndryshme dhe, nganjëherë, dramatike të së shenjtëruarës (apo të së “mbinatyrshmes”) në Botë. Është pikërisht ky shpërthim i beftë i së shenjtëruarës ai që e themelon përnjëmend Botën dhe që e bën atë që është sot.

Veç kësaj, si rrjedhojë e ndërhyrjes së Qenieve të Mbinatyrshme, ekziston edhe vetë njeriu që njohim sot, një qenie e vdekshme, gjinore dhe kulturore.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe197
ISBN9789928185693
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAzem Qazimi