I ri Cmim i reduktuar! Aventurat e Arsen Lupenit Shiko më të madhe

Aventurat e Arsen Lupenit

Marta Palazzesi A-007529

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo eshte nje seri fantastike per lexuesit e vegjel, - sidomos per djemte, pasi Aventurat e Arsen Lupenit jane vleresuar me cmimin Strega ne Itali dhe mbeten nder rrefimet me brilante pas realizimit te filmit dhe serialit ne Nettflix. Ne e rekomandojme ne set per lexuesit e vegjel si nder serite me te mira per kete kategori lexuesish ne moshen 7-13 vjec.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime

1 440 Lekë

-10%

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Aventurat e djaloshit Lupen – Ne ndjekje te doktor Mustaqes” nga Marta Palazzesi

Per here te pare vjen ne shqip nje liber per personazhin e shquar te filmave vizatimor, hajdutin Lupen; perkthyer nga Adrian Beshaj dhe botuar nga Muza. Ky eshte libri i dyte i serise se Lupenit Edhe hajduti më famëkeq në botë, Arsen Lupen, i cili frymëzoi serialin hit në Netflix, “Lupen”, ishte dikur fëmijë. Dhe ai pati aventura të mëdha. Mes kthesave të rrezikshme, arratisjeve të guximshme, maskimeve dhe mashtrimeve, Marta Palazzesi - fituese e Premio Strega 2020 Ragazze e Ragazzi - e kthen lexuesin në të kaluarën aventureske të Arsen Lupenit, për të zbuluar se si ai u bë hajduti zotëri më i njohur dhe më i dashur në botë.

 

“Aventurat e djaloshit Lupen – Misteri i zambakut” nga Marta Palazzesi

Per here te pare vjen ne shqip nje liber per personazhin e shquar te filmave vizatimor, hajdutin Lupen; perkthyer nga Adrian Beshaj dhe botuar nga Muza. Ky eshte libri i pare i serise se Lupenit Midis lagjeve të varfra të Parisit të fundit të Tetëqindës, të gjallëruar nga Ekspozita Universale dhe nga njëqindvjetori i Revolucionit Francez, një aventurë me një mijë peripeci na zbulon hollësi të reja mbi të shkuarën e hajdutit të famshëm xhentëlmen: Lupeni kthehet të magjepsë miliona vetë në mbarë botën. Mund të jetë edhe hajduti adoleshent më dinak dhe i respektuar i qytetit, por s’arrin dot të mbarojë një lojë me letra pa u futur në telashe. Dhe për Lupenin telashet serioze fillojnë kur Madamë Bujarja dhe Mësje Mashtrimi, drejtuesit e jetimores së tij të vjetër, gjenden pa jetë. Të gjithë e dinë që djaloshi hajdut i urren dhe e kanë parë të grindet me ta pikërisht një mbrëmje më parë. Nëse dëshiron të shpëtojë qafën nga gijotina, Lupeni do të duhet të zbulojë se kush e ka dërguar drejt e në duart e policisë letrën që e ka fajësuar, të gjejë vrasësin e vërtetë dhe, sidomos, të zbulojë lidhjen midis vrasjes dhe zambakut shumë të çmuar të rubinëve që po kërkojnë të gjithë. Për t’i zgjidhur enigmat, Lupeni ka vërtet nevojë për ndihmën e mundshme dhe për fat të mirë do të mund të mbështetet edhe një herë te shokët e përhershëm: Klarisë akrobatja, Siranoja - zbutësi i elefantëve, Srzh Miu dhe Ganimardi, as më shumë e as më pak por djali i shefit të policisë parisiane.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri