Odise Kote TO0252
Libër i ri
Romani e vendos subjektin në qytetin e Gjirokastrës, në kohën e ndryshimeve social politike në Shqipëri, në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar. Kuptohet, që nga kjo hyrje, se lexuesi e merr me mend se do ta presin të papritura të çuditshme, dekore dhe personazhe të veçantë, të papërsëritshëm.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
ISBN | 9789928235244 | |
Rreth një ngjarjeje të vetme – zhdukjes së bankierit Petro – vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen, po shemb të gjitha pikat e mëparshme të referencës.
Bota e vjetër po vdes, duke mos e pasur të lehtë; ajo endet si fantazmë nëpër qytet dhe, e kërleshur me të renë, krijojnë së bashku një atmosferë surealiste, ku i gjalli me të vdekurin janë një qënie e vetme. Të rinj, të vjetër, gra, burra, sakatë, të marrë e të mençur janë pjesë e këtij karuseli, ku të gjithë kërkojnë kuptimin e ekzistencës.
Romani, pavarësisht atmosferës sureale – që në të vërtetë është reale, por tingëllon si e tillë, për shkak të veçanësisë së Gjirokastrës dhe këtu duhet të rrekemi e të kuptojmë se ku mbaron e veçanta dhe ku fillon fantazia, gjë aspak e lehtë – ka një galeri shumë interesante personazhesh.
Secili me një portret të vetin origjinal, edhe dy adoleshentë që kërkojnë e ndjekin Petron, edhe gra e plaka, edhe figurat e tjera të ndryshme që përfaqësojnë botën e vjetër dhe botën e re, janë shumë të karakterizuar. Nganjëherë të duket sikur dialogjet e tyre janë inkoherente dhe kontradiktore, por në të vërtetë, më pas, i përgjigjen një logjike të mirëmenduar. Herë herë, heshtjet, e fshehta që qëndron pezull mbi kokat e të gjithëve, janë tepër elokuente.
Odise Kote e ka menduar me shumë përpikmëri logjikën, qoftë edhe simbolike, të romanit, e cila lidhet me konceptin e një bote në zhdukje, por që kjo zhdukje nuk dihej në ishte reale, në do të ishte e plotë apo jo, dhe nëse pikëpyetjet për të ardhmen dhe të shkuarën do të na vërtiten në përjetësi përmbi kokë.
Romani Funerali i hijes, i cili mund të përcaktohet edhe fare mirë si roman realist, me atomosferë surealiste dhe me prirje simbolike – gjë që e themi ne kritikët, por që nuk e mendojnë aq shumë shkrimtarët kur shkruajnë – të shtyn të kuturisesh të analiza të tilla, për vetë natyrën që ka.
Thanë për librin
Romani “Funerali i hijes” i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme - zhdukjes së një personi -vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen, po shemb të gjitha pikat e mëparshme të referencës. Bota e vjetër po vdes, duke mos e pasur të lehtë; ajo endet si fantazmë nëpër qytet dhe, e kërleshur me të renë, krijojnë së bashku një atmosferë surealiste, ku i gjalli me të vdekurin janë një qenie e vetme. Të rinj, të vjetër, gra, burra, sakatë, të marrë e të mençur janë pjesë e këtij karuseli, ku të gjithë kërkojnë kuptimin e ekzistencës.
Diana Çuli, shkrimtare
Romani “Funerali i hijes” është një tjetër rrëfenjë e shkruar në gur, që i shtohet letrave shqipe. Qyteti gri duket se është një sepete e madhe, e cila ndryn brenda vetes materie letrare të dorës së parë, ngjarje, personazhe dhe gjuhë të veçantë. Një “ishull” fantazmagorik i kësaj bote, ku lexuesi mund të fshihet në fëmijërinë e vet, pavarësisht moshës, kohës dhe regjimeve.
Ilirian Zhupa, poet
Me zhdukjen e beftë të bankierit Petro dhe (ri)fanitjen e tij “pas vdekjes”, dy skena në skajet e kundërta të trajektores narrative të romanit, Odise Kote evokon, me vitalitet gjuhësor të admirueshëm, prirjen e njohur të prozës moderniste për modelimin e karaktereve tragjike në situata absurde.
Roman solid, por me një strukturë narrative fluide për të sjellë zhdërvjelltas karaktere dhe situata nga qyteti i hareve dhe mahive, nga një qytet ku “çështjet e marrëzisë” janë preokupim i përditshëm, ku disa dekada para Tëitter-it, “mediat sociale” i shkruanin statuset në çarçafët matrimonialë, ku çmendja është shpesh profesion, mënyrë jetese, ndërsa grotesku, një grunt retorik që prek këdo, pa dallim moshe a vesku.
Gëzim Basha, pedagog i letërsisë dhe i shkrimit kreativ, SHBA
FRAGMENT NGA LIBRI
Në këtë qytet, njeriu, para se të jetë qytetar i lirë, i pavarur, është fillimisht gjyqtar. Ose më saktë është gjyqtar, po aq sa është dhe i gjykuar. Çdokush gjykohet e gjykon tjetrin. Për gjithçka. Sapo lind fëmija gjykon e gjykohet nga prindi, motra, vëllai, gjitoni. Gjykimi, shpesh edhe hapsana janë e zakonshmja më e natyrshme në këtë qytet. Atyre as iu reziston dhe as iu ikën dot.
Ja përse dukej absurd fakti që ndërsa gjithë ditën ngatërroheshin në biseda për ligjet e gjithë botës, thellë në muzg a mesnatë, fshehtas, në vetmi e sekret të plotë, jepnin urdhra të prerë për dënim me hapsanë. Njëri që gaboi dhe e quajti hapsanën vetëgjyqësi, prapambetje, u dëbua menjëherë nga “Klubi i Gjuetarëve”.
Se dënimet në hapsanë nuk jepeshin kot së koti. Kurrsesi. Kishin një rrënjë. Një shkak. Turpërim i fisit, sjellje e padenjë në rrugë, dashuri e ndaluar, vjedhje e stolive të familjes, e unazës familjare me gurë smeraldi, fshehje e tapisë, be e rreme, vjedhje lekësh në pazar, zënia me forcë e një të miture, vjedhja e karficës së florinjtë, thyerje e ligjit të shtetit...
Faqe | 304 |
ISBN | 9789928235244 |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 13x20 |
Roman | Sagë&Histori |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
. Romani “Amerikani” është përpjekje serioze për të parë fatin e njeriut nën diktaturë. Përvojat personale të autorit shndërrohen në eksperiencë për narratorin, veçanërisht në modelimin e karaktereve dhe situatave.