Cmim i reduktuar! Qaj e qesh Shiko më të madhe

Qaj e qesh

Andrea Grill DK0050

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historia e një austriakeje dhe e nje shqiptari ... e Austrisë dhe e Shqipërisë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
Fletët385
ISBN978 9928 4051 6 6

510 Lekë

-15%

600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një roman i shkrimtares austriake Andrea Grill, që në tërësinë e vet, edhe pse nuk tematizon thjesht historinë e një dashurie, rrëfen aventurën midis dy të rinjve, një emigranti shqiptar dhe një vajze të re austriake, pothuajse adoleshente, që, për shkak të kuriozitetit, shpirtit të aventurës dhe joshjes nga e panjohura përfshihet në një histori, që e ke vështirë ta definosh nëse është histori dashurie, aventurë e provokuar nga kureshtja dhe habia para një bote të panjohur, apo një pëlqim që nuk arrin të shndërrohet në dashuri të njëmendët. Historia e rrëfyer në roman "është në të vërtetë diçka më shumë", sepse "ne u rritëm bashkë", shkruan autorja, duke iu referuar dy protagonistëve të romanit të saj: vajzës së re austriake dhe djaloshit shqiptar. Romani është ndarë në tri pjesë: në dy pjesët e para autorja rrëfen historinë me referenca të fuqishme në realitet, aq sa vetë romani ngjan me një metafiksion, ndërsa në pjesën e tretë kemi një kapitull të shkruar në formë letre me autor Galipin, personazhin shqiptar të romanit, kapitull që provon se në fund të fundit të gjithë jemi njerëz dhe pavarësisht diferencave, ndryshimeve etnokulturore e socio­politike, prapë duhet ta vlerësojmë e ta çmojmë njëri­tjetrin si njerëz.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët385
ISBN978 9928 4051 6 6
V. Bot2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiMajlinda Cullahj