Erald Kapri A-004379
Libër i ri
Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën Enver Hoxha, Mid’hat Frashëri në atë periudhë. Këto informacione vijnë përmes dokumenteve autentike të kryeministrit Çurçill, Ministrisë së Luftës, shërbimeve sekrete dhe dëshmive të shkruara e fotografive të agjentëve dhe ushtarakëve britanikë që luftuan në Shqipëri gjatë periudhës 1943-44.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Instituti Lumo Skëndo | |
ISBN | 9789928441638 | |
Hyrje
Lufta e Dytë Botërore dhe roli i Britanisë së Madhe
Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri ngërthen ende në një debat të ashpër dhe aktual studiuesit, politikën dhe shoqërinë. Vitet e gjata të luftës u pasuan nga diktatura e pashembullt komuniste që vijon të ketë plagë të pashëruara. Por siç thuhet në histori: asgjë nuk është e rastësishme.
Sot lufta shihet nga disa këndvështrime. Teksa njëra palë e himnizon dhe ushqen mitin e saj, një palë tjetër vë në dukje pasojat dhe trashëgiminë e saj. E në fakt, asnjë ngjarje nuk ka lënë kaq shumë gjurmë në historinë dhe aktualitetin shqiptar sa Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri.
Historiani Bern Fisher thotë se të njohësh shqiptarët e sotëm, duhet të mësosh për shqiptarët e viteve të luftës. Më shumë se sa është studiuar dhe reflektuar, çështja e luftës është polemizuar apo përdorur për ndasi dhe llogari elektorale.
Trajtimi i përciptë i fakteve historike anashkalon, shpeshherë edhe qëllimisht, pikëpamje të gjera të luftës, siç janë lufta dhe përballja civile mes shqiptarëve, çështjen e bashkëpunimit të elitës kombëtare, krimet e luftës, e për më tepër, pasojat, mësimet dhe reflektimin që shoqëria duhet të ketë ndaj saj.
Ky botim mund të vlejë për të hapur një dritare më shumë në njohjen dhe studimin e luftës, e cila është ende e pazbardhur në shumë elementë të saj. Debati polemizues nuk i ka lënë vend metodikës për të studiuar luftën. Ndaj ky botim me dokumente autentike britanike hedh sadopak dritë për vitet e zhurmshme të luftës shqiptare dhe mes shqiptarësh.
Roli i Britanisë së Madhe për luftën në Shqipëri është i pazëvëndësueshëm. Për një periudhë prej 18 muajsh, nga Prilli i vitit 1943 e deri në lirimin e plotë të vendit në fund të 1944-s, mbi 150 ushatarakë dhe oficerë britanikë erdhën me misione të posaçme në Shqipëri. Kontributi i tyre financiar dhe material është i pallogaritshëm.
Mbi 120 mijë monedha ari u shpenzuan gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, e cila nëse konvertohet në kohën e sotme kap shiftën e mbi 30 milionë stërlinave. Ndihma në materiale ishte akoma më e madhe.
Nga ajri dhe deti erdhën 2334 ton materiale, si armatime, ushqime, veshmbathje e logjistikë. Për t’u përmendur, britanikët sollën 7 mijë pushkë, 5 mijë automatikë, 25 mijë bomba, 240 mortaja, 57 mijë palë këpucë apo 14 mijë palë batanije etj, pa përfshirë këtu ndihmat humanitare. E gjithë kjo mbështetje e madhe ushtarake u dha pothuaj në mënyrë ekskluzive për lëvizjen komuniste në Shqipëri, e cila falë kësaj ndihme, u organizua, u drejtua dhe u rrit në raport me forcat nacionaliste.
Pavarësisht kësaj ndihme dhe ndikimi gjatë luftës, Britania e Madhe nuk arriti dot të përdorë influencën e saj për të shkëputur Shqipërinë nga blloku komunist i lindjes.
Rasti shqiptar vijon të jetë ende i debatuar në historiografinë britanike. Si ndodhi që Britania financoi dhe mbështeti luftën guerile në Shqipëri dhe nuk ia doli të përdorë këtë kapital? Pse Britania e Madhe nuk arriti të ndajë qartazi Shqipërinë nga blloku i lindjes?
Dokumentacioni britanik në këtë botim jep një panoramë të plotë të kësaj enigme historike. Askush si britanikët nuk ka një dokumentacion voluminoz dhe thelbësor për luftën shqiptare.
Ky botim është rezultat i një pune 4-vjeçare të një shqyrtimi dhe leximi të dokumentacionit voluminoz në Arkivin Britanik, që i përket viteve 1943 dhe 1944, si dhe dokumente për fillimet e regjimit të Enver Hoxhës.
Mbi 20 mijë faqe dokumente autentike janë lexuar dhe mes tyre janë përzgjedhur dokumente që hedhin dritë për disa nga çështjet më të nxehta të luftës, që nga bashkëpunimi me forcat pushtuese të një pjesë të elitës shqiptare, e deri tek lufta civile. Janë rreth 150 dokumente dhe raporte autentike të përkthyera të plota dhe të vendosura në kontekst, së bashku me fotografi të misionarëve ushtarakë britanikë të SOE.
Për herë të parë botohet e plotë dosja e kryeministrit britanik, Uinston Çurçill, dhe politika e qeverisë së tij për Shqipërinë. Takimi i famshën në Moskë me Stalinin në Tetor 1944 dhe arritja e Marrëveshjes së Përqindjes për të ndarë influencën në Ballkan, ndodhi me një të papritur të madhe për Shqipërinë.
Në takimin më të rëndësishëm për Ballkanin në shekullin e kaluar, Shqipëria u harrua. Çurçilli kërkoi më pas që Shqipëria të ketë një influencë të barabartë mes perëndimit dhe lindjes komuniste, siç u vendos për Jugosllavinë e Titos.
Pjesë e botimit janë telegramet sekrete të Brigadierit Edmond Dejvis mbi bisedimet e tij me kreun e Ballit Kombëtar Mid’hat Frashrin dhe komunistin Enver Hoxha në Bizë të Tiranës, në Tetor dhe Nëntor 1943. Po ashtu, shpjegimet e Enver Hoxhës për arsyet e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes që përshkallëzoi përballjen në një luftë të hapur civile.
Raportet e shumta të oficerëve britanikë që raportojnë Luftën Civile në Shqipëri si dhe ndikimin e jugosllavëve në këtë konflikt mes shqiptarësh, apo qëndrimi i parë i Stalinit për Shqipërinë, gjenden në këtë botim. Bisedimet misterioze të Enver Hoxhës me gjermanët, raportet e tij me Titon, profilet e krerëve të luftës, analiza ushtarake dhe politike për dështimin e nacionalistëve, vlerësimet e britanikëve të qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman, hartat sekrete të kontrollit të territorit, intrigat dhe lufta për pushtet mes lëvizjes komuniste, terrori komunist në veri të vendit, betejat e rëndësishme etj, janë pjesë e dokumenteve në këtë botim të përkthyera plotësisht. Në të njëjtën kohë, nuk mungojnë rrëfime të rralla të personazheve kryesore.
Në mes të luftës zë fill edhe tragjedia e shqiptarëve të Çamërisë dhe britanikët kanë dokumente mjaft interesante që zbardhin motivet e masakrës ndaj shqiptarëve dhe të dëbimit të tyre.
Po ashtu, edhe dokumente mbi regjimin e ashpër komunist në vend të ditët e para apo edhe dokumente për operacionin “Valuable” të vitit 1949, që britanikët dhe amerikanët ndërmorën për të rrëzuar regjimin e Hoxhës. Disa dokumente me vlerë mbi veprimtarinë e Mbretit Zog në Britaninë e Madhe janë gjithashtu pjesë e këtij botimi.
Me ardhjen e krye të vendit, Çurçill ngriti menjëherë në 1940 SOE-n ose (Special Operations Executive) si njësi speciale ushtarake dhe të inteligjencës, që të punonte në prapavijë të armikut.
Në rastin shqiptar, puna nisi në mënyrë të shpejtë. Ish-oficerët e lartë, që kishin punuar në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog për krijimin e xhandarmërisë shqiptare, si Gjeneral Persi dhe Koloneli Oakley-Hill, morën përsipër të drejtojnë operacionet. U përgatit një plan i madh ushtarak për të nisur një sulm në Shqipërinë e Veriut dhe në Greqinë e Jugut në pranverën e vitit 1941.
Abaz Kupi dhe Gani Kryeziu u rekrutuan në Jugosllavi dhe të dy u pajisën me para dhe armë të mjaftueshme për mbështetësit e tyre në Shqipëri. S.O.E në jug të Tiranës gjeti një aleat tjetër, Myslym Peza. Britanikët vunë në dispozicion 500 paundë ar për të. Me këto para ai bleu nga ushtarët italianë armë, municione dhe ushqime për luftëtarët e tij.
Gani Kryeziu nisi sulmin në prill 1941 dhe mori Kukësin. Por ky sukses u ndëpre menjëherë, për shkak të nisjes së pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania. Po ashtu, Greqia ndaloi operacionin për krijimin e një ushtrie guerrile shqiptare me të krye Mbretin Zog, pasi grekët kishin nisur ofensivën e tyre të suksesshme kundër italianëve dhe nuk kërkonin një telash më shumë si Zogu. Nisja e vrullshme dhe e sukseshme e operacionit shqiptar dështoi sapo nisi.
Operacionin për Shqipërinë më pas e mori në dorë një grua, etnologia mjaft e njohur për shqiptarët, Margeret Hasluk. Ajo kishte jetuar për 20 vite në Shqipëri. Shtëpia e saj ekziston ende sot e rrënuar në Elbasan. U largua nga Shqipëria në vitin 1939 me pushtimin italian, duke lënë pas një thesar të vërtetë, mbi 2 mijë libra e studime mbi Shqipërinë, të cilat u zhdukën. Ato ia kishte lënë në ngarkim dhe në ruajtje Lef Nosit, të cilit ia konfiskuan komunistët në fillimin e vitit 1945 dhe ende nuk ka një shpjegim zyrtar për humbjen e tyre.
Në Prill 1943, tre oficerë britanikë të udhëhequr nga majori (më vonë kolonel-lejtnant) Meklein u desantuan në Greqinë e Veriut dhe hynë në territorin shqiptar. Në Shqipëri krijuan kontaktet me të dyja grupet, nacionaliste dhe ato të komunistëve. Me mbështetjen e tyre dhe me ardhjen e ndihmave britanike, u vesh dhe u armatos Brigada e Parë, ose formacionin me të mirë, me të cilin LNÇ krenohej. Ndihmuan në krijimin e një fronti të përbashkët dhe përshëndetën fort Marrëveshjen e Mukjes.
Me ardhjen e trupave gjermane, rasti shqiptar, zgjoi vëmëndjen maksimale të Britanisë së Madhe. Në Tetor të vitit 1943 në Shqipëri zbarkoi ushtaraku më i lartë, Brigadieri Dejvis, i shoqëruar nga disa oficerë të tjerë si dhe të pajisur me vete me 15 mijë monedha ari. Në Bizë të Tiranës, Dejvis takoi Mid’hat Frashërin dhe Enver Hoxhën. Ai bindi Ballin Kombëtar për luftë kundër gjermanëve dhe mori një marrëveshje të shkruar nga Frashëri. Enver Hoxha nuk pranoi bashkëpunim në një front të përbashkët. Dejvis do të raportonte për Londrën detajet e rralla nga Shqipëria. Ai do të parashikonte fitoren e LNÇ ndaj Ballit Kombëtar për arsyen se, sipas tij, ata kishin një ngjyrim terrorist si dhe pranoi dështimin në pajtimin e palëve. Dejvis njoftoi Londrën se Lufta Civile kishte nisur në Shqipëri.
Historia e Dejvisit dhe ushtararakëve të tij në Shqipëri përbën një nga aventurat më interesante të luftës. Dejvis do të kalonte një dimër të ashpër në Shqipëri, dhe i braktisur nga Enver Hoxha në ditët e para të Janarit 1944, ai do të kapej me 4 prej ushtarakëve të tij në fshatin Kostenjë nga trupat e Aziz Biçakut, duke marrë edhe një plumb në stomak. Duke pasur frikë për jetën, ai i kërkoi Biçakut ta dorëzonte tek gjermanët, të cilët e kuruan në spitalin ushtarak të Tiranës. Oficeri i lartë ushtarak kishte me vete 6 mijë monedha ari kur u kap, të cilat ia mori Aziz Biçaku. Dejvis i mbijetoi luftës si rob lufte duke shkruar edhe një libër interesant, “Aventura Ilirike”.
Zëvëndësi i tij, koloneli Nikols, i shpëtoi kapjes, por vdiq një muaj më pas nga pasojat e të ftohtit. Historia e tij, e dokumentuar me një ditar sekret që u zbulua vonë, përbën një nga historitë më të rralla të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Ai u varros në Valias të Tiranës dhe është dekoruar me urdhrin më të lartë britanik për heroizëm. Po ashtu, në Shqipëri humbi jetën në mënyrë të mistershme edhe drejtuesi tjetër i misionit britanik, Filip Lik, në fundin e Majit 1944.
Në Operacionin e Dimrit, lëvizja partizane pothuaj u shua, siç pranon edhe vetë Hoxha në letërkëmbimet e tij. Në pranverën e vitit 1944, lëvizja partizane filloi të gjallërohet sërish, falë ndihmave ushtarake të britanikëve. Tonelatat e armëve dhe ndihmave britanike rivitalizuan lëvizjen komuniste, e cila me mbijetesën pas operacionit të Qershorit 1944, nisi të hidhet të veri. Bashkë me tërheqjen e gjermanëve mori edhe kontrollin e vendit.
Në përfundim të luftës, në Tetor 1944, siç dokumentohet në këtë botim, ngjizet edhe politika britanike ndaj Shqipërisë. Vetë Çurçilli kundërshtoi njohjen e plotë të komunistëve dhe shpresoi se ata do të rrëzoheshin shpejt nga pushteti. Britanikët nuk e njohën kurrë qeverinë e Enver Hoxhës, por pas luftës, nisi një debat i fortë mes dhjetëra oficerëve që luftuan në Shqipëri, të cilët akuzonin njëri-tjetrin për ndihmën e pakursyer ndaj komunistëve, duke lënë në baltë nacionalistët.
Debatet se një pjesë e tyre, veçanërisht ata që ndodheshin prapa tavolinës së vendimarrjes së ndihmave në komandën aleate në Kajro apo në Bari, ishin vërtetë serioze dhe ngritën dyshimin se britanikët me bindje komuniste sabotuan nacionalistët. Gjithsesi, politika britanike gjatë luftës ishte e thjeshtë ndaj Shqipërisë; ndihma ushtarake kush luftonte kundër gjermanëve. Falë kësaj politike përfituan komunistët, të cilët me forcën ushtarake garantuan pushtetin. Për britanikët, kjo politikë ishte afatshkurtër duke pretenduar se, pas lufte influenca e tyre nuk do cenohej, por nuk llogaritën Perden e Hekurt.
Pas vetos mbi Greqinë dhe marrjes së garancisë për një Jugosllavi neutrale, britanikët nuk guxuan më shumë për Shqipërinë. Gjatë luftës, Çurçilli deklaroi në Parlamentin e Britanisë se do ketë një shtet shqiptar, por që çështja e kufijve do rishikohet në Konferencën e Paqes pas lufte. Ky qëndrim i paqartë i britanikëve dhe mjaft dyshues ndaj synimeve të hapura të fqinjëve të Shqipërisë, ndikoi fort që shumë nacionalistë dhe themelues të shtetit shqiptar të binin në grackën gjermane. Nga ana tjetër, komunistët e zhveshur nga çdo lloj përgjegjësie, kishin synim vetëm marrjen e pushtetit, dhe ia dolën. Shqipëria mbijetoi me kufijtë e 1939-s, falë rastësisë dhe ngjarjeve që morën rrjedhë me nisjen e Luftës së Ftohtë.
Veprimtaria e oficerëve britanikë në Shqipëri gjatë luftës është një histori e rrallë. Të rinj, ambiciozë, guximtarë, ata njohën nga afër shqiptarët dhe ndikuan fort në zhvillimet e mëvonshme në Shqipëri. Ngërthimi i Shqipërisë pas Perdes së Hekurt nuk u prit mirë nga një pjesë e tyre, të cilët edhe pas lufte patën kontribut në denoncimin e diktaturës.
Në Shqipëri jetoi dhe punoi për një vit në Dukat të Vlorës Antoni Kuell. Pas luftës, ai do të kthehej në një nga aktorët më të njohur të Hollivudit dhe shqiptarët e njohin kryesisht për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”. Kujtimet e tij mbi aventurën shqiptare janë ende të papërkthyera në shqip. Por, të botuara në vitin 1948, ku ai jepte edhe të dhëna dhe emra mbi aktivitetin në Dukat, u kthye në një persekutim të mjaft prej familjeve shqiptare që u përmendën në atë botim.
Alan Hare, ende pa mbushur 25 vjeç, luftoi dhe punoi 1 vit në Shqipëri, përkrah Brigadierit Dejvis. Në kushte të vështira, ai rrezikoi jetën disa herë dhe kujtonte që u detyrua të vriste mushkën për të ushqyer grupin e luftëtarëve gjatë dimrit të egër 1943-1944. Alan Hare do kthehej në një drejtuesit më të njohur të shërbimeve sekrete britanike MI6 pas lufte. Në vitet ’60, ai do shkëputej prej tyre, për të nisur një karrierë si një ndër manaxherët më të njohur në botë në fushën e medias. Ai drejtoi për shumë vite gazetën “Financial Times”, “The Economist” dhe shtëpinë botuese nga më cilësore në botë, “Pearson Longman” Ltd.
Bill Tillman, eksploratori më i madh i shekullit të kaluar punoi dhe jetoi një vit në malet e jugut të Shqipërisë, kryesisht në fshatin Sheper të Gjirokastrës. Sot shkolla e fshatit mban emrin e tij.
Julian Amery qëndroi për disa muaj në shtabin e Abaz Kupit në vitin 1944. Djalë i një familjeje aristrokrate dhe me traditë në politikë, ai do të bëhej një nga zërat më të spikatur të konservatorëve pas luftës. Do të zgjidhej shumë herë deputetët, u zgjodh ministër në kabinetet e konservatorëve, si dhe u martua me vajzën e kryeministrit britanik, Harold Makmilan.
I suksesshëm në politikë ishte edhe Billi Meklein, i cili u zgjodh në Parlamentin e Britanisë disa herë. Alan Palmer do të ishte tepër i sukseshëm në biznes. Reginald Hibert do të ishte i suksshëm në politikë të jashtme, duke u emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Paris. Hibert ishte ndër të paktët që besonte se politika britanike ishte e drejtë gjatë luftës.
Disa prej tyre krijuan një lidhje të fortë me Shqipërinë, e në veçanti Dejvid Smajli. Ai, së bashku me Julian Amery apo Alan Hare ishin organizatorët e stërvitjes së shqiptarëve në Maltë që u parashutuan në Shqipëri pas vitit 1949 për të rrëzuar Hoxhën. Nuk ia dolën dot.
Gjithnjë, Shqipëria për ta ishte një peng i madh, që bashkë e cilësonin si “Tradhtia e Madhe”, kjo për shkak se pjesë e kësaj loje ishte edhe spiuni më i madh i shekullit, Kim Filbi, që i ra për pjesë edhe Shqipërisë. Smajli, Amery dhe Hare erdhën së bashku në vitin 1991 në Shqipëri, e më pas disa herë të tjera përgjatë viteve ‘90.
Smajli ishte ndër të parë që erdhi në Shqipëri sapo ra diktatura, dhe i pari që në vitin 1993 hapi një ekspozitë me fotografi nga lufta në Shqipëri tek “Piramida”. Ditari dhe libri i tij i botuar pas lufte, janë një thesar i vërtetë. Bashkë me Amery ndihmuan shumë shqiptarë të integroheshin në Britani pas viteve ‘90. Vdiq në vitin 2009.
Historia mes oficerëve britanikë është pak e ngjashme me përplasjen politike në Shqipëri. Në vitin 1994, në Shqipëri u vendos të inaugurohej memoriali për nder të 46 të rënëve britanikë në tokën shqiptare, tek Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, ku ndodhet ende sot.
Në këtë ceremoni morën pjesë të gjithë oficerët britanikët që ishin ende gjallë si Julian Amery, Dejvid Smajli apo Alan Hare. Por u vu re se Reginald Hibert ndodhej vetëm në një cep të ceremonisë. Miqtë dhe kolegët e tij të luftës ende nuk dëshironin t’i flisnin atij. Sërish, edhe pse lufta kishte gjysëm shekulli që kishte përfunduar, oficerët britanikë nuk binin dakord për Shqipërinë.
Faqe | 527 |
ISBN | 9789928441638 |
Redaktori | Uran Butka, Remzi Zeqja |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | Botim i dytë |
Histori | Shqipëria |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën...
Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën...
Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Europës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete”...