I ri Amerika Shiko më të madhe

Amerika

Ylli Pango BG0101

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër është një valë mbresash vetjake të autorit për vendin që shumica e njerëzve (sidomos te huajt), për lehtësi e quajnë Amerikë.

Më shumë detaje

11109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928107046

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për të përshkruar multikulturën, historinë, larminë e problemeve sociale dhe sidomos zhvillimin e begatinë e saj nuk do të mjaftonin as librat më voluminozë të shkruar deri më sot, jo më një libër i vetëm. Shume aspekte të jetës amerikane, jo më larg se pak vite më parë, tingëllonin për ne shqiptarët si përrallat e Njëmijë e Një Netëve apo Bota e Çudirave e Lizës së vogël. Por koha e mbetur pas, së fundi filloi të ecte edhe për shqiptarët. Ashtu si popujt e tjerë të (Ri) Lindjes Europiane edhe shqiptarët e shëmbën “murin e Berlinit’’ dhe dolën, madje brodhën e bredhin aq shumë nëpër botë sa mjaft nga ato që thuhen këtu mund te duken disi të vjetëruara ose në rastin më të mirë të ditura. Nuk mund të mos kujtojmë me këtë rast mbresën që na ka lënë dikur pasazhi i Kadaresë për Lasgush Poradecin, që ndiqte të dashurën duke fluturuar nëpër Europë nga aeroporti në aeroport, në Amsterdam, Budapest, Romë e gjetkë. Hapësira të tilla ishin të paimagjinueshme asokohe. E kush mund ta përfytyronte që një ditë djemtë shqiptarë do të bridhnin pas të dashurave apo me të dashurat deri në Tailandë , Japoni, Amerikë apo Afrikë të Jugut duke i ngushtuar së tepërmi e madje duke i bërë disi qesharake hapësirat e bredhjeve lasgushiane.  Gjithsesi libri duhet t’u vlejë disi edhe lexuesve që këto pasazhe do t’iu duken të njohura. Për një pjesë të shqiptarëve, ato mbeten ende me vlerë, të paktën për të shuar deri diku kurshtjen  për “Tokën e Premtuar. Thuhet deri diku se për ta shuar apo për të qënë më të saktë, për të kënaqur kureshtjen (as vetë amerikanët nuk janë në gjëndje ta arrijnë këtë gjë), nuk do të mjaftonte vetëm një jetë në “Planetin” e quajtur Amerikë.

Të dhëna

Faqe270
ISBN9789928107046
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë