Ylli Pango BG0102
Libër i ri
Ne kete liber autori sjell histori dhe kujtesa nga nje vend ku shfaqet mentaliteti i nje mjedisi me mire se kudo gjetke, - Zogu i Zi ne Tirane ....
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
| ISBN | 9789928418142 | |
“...Ja përse vite më vonë ua kam thënë e ua kam përsëritur gjithnjë studentëve të mi të psikologjisë, se asgjë nuk është shpikur sot dhe jeta nuk fillon me ta. Ca më pak deviacionet, orientimet seksuale, origjitë, stilet e seksit.
Po asnjë syresh nuk i kish parë jo më vizatimet në vazot e lashta greke, por as fotot në ndonjë libër sado të thjeshtë, qoftë edhe të divulguar mbi antikitetin, me pozicione ku e ku më të sofistikuara sesa ato që rreken sot të na i paraqesin televizionet si novacione erotike, e asnjë s’kish lexuar për konsujt e prokonsujt romakë, imperatorët dhe mes tyre edhe për Luç Kornel Sulë Fatlumin dhe orgjitë e tij.
Por nuk ke ç’bën! Kjo histori njerëzimi kështu ka nisur, kështu ka vijuar e kështu do të bitiset deri në fund të saj, me njerëz të rinj që mendojnë se me ta fillon bota dhe me të vjetër, si puna ime, që rreken t’u mbushin mendjen, ashtu si edhe me këtë libër, se bota përsërit e përsërit dhe bën po ato gjëra që nga Aleksandri i Maqedonisë e deri te Bushi, që nga Manhatani e deri në Zogun e Zi; që nga heronjtë e supermenët e mëdhenj si Anteu, Herkuli, Bolti, e deri te heronjtë jo më të vegjël, të rruzullit tonë fëminorë, si Duqi, Hekri, Kici e të tjerë që patët rastin t’i njihni këtu si protagonistë. Lavdi paçin të gjithë së bashku këta e bij të tjerë emërdëgjuar e emërshënuar të rodit njerëzor.”
- Autori.
| ISBN | 9789928418142 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Një rast i bujshëm e i shumëdebatuar shkeljeje të privatësisë. Një inskenim mediatik? Kurth politik? Deliri kolektiv i purifikimit që e pasoi për një kohë të gjatë, na paraqiti një shoqëri problematike, sidomos në nivelet e larta. Ky skandal pati viktimë një njeri që nuk i pëlqen roli i viktimës, ndërsa ky libër është versioni i tij, me zë të fortë....
Kalimi nga një shoqëri e masave anonime gjatë diktaturës, tek masivizimi i individualizmit në demokraci, solli edhe disa teprime psikologjike në shtysën njerëzore për vetafirmim.
Ky libër është një valë mbresash vetjake të autorit për vendin që shumica e njerëzve (sidomos te huajt), për lehtësi e quajnë Amerikë.
Shkrimi apo rrëfimi i parë i librit që lidhet me krimin që është kryer kundër jetës së autorit, tregon se siç ka paralajmëruar ai në shkrimet e viteve 90, krimi mund të godasë këdo në këtë vënd, deri tek intelektualët e politikanët e sferave më të larta. Realizimi për fat të keq i kësaj profecie, u bë shkas edhe për botimin e këtij libri.
Ne kete liber autori sjell refleksione nga jeta e perditshme e secilit prej nesh, per menyren sesi nderveprojme dhe per boten e brendshme shpirterore...