E kuqja dhe e zeza Shiko më të madhe

E kuqja dhe e zeza

Mehmet Kraja BO0029

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Veçori e ëndrrës shqiptare, është vizioni, janë idetë, është shpirti, perceptimi që kanë njerëzit për veten, për botën, për ëndrrat, janë disa nga shtresimet vizionare që krijojnë fizionominë e një periudhe, të një shekulli të veçantë. Pikërisht këtë shekull, shekullin e njëzetë shqiptar, rreket të na i rrëfejë personazhi i romanit “E zeza dhe e kuqja”

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-186-75-1

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ali Aliu (Kritik) 

Më shumë se sa rrëfimin e historisë, kjo prozë synon konstruktimin e historisë, si rrëfim ciklik, duke nxitur gjithashtu përmes ndërtekstualitetit ndërthurjen kuptimore me romanin e famshëm të Stendalit titulli i të cilit është rimarrë me radhitje të kundërt. Riradhitja e fjalëve në titull përpos që sugjeron një ndërlidhje mes veprave dhe të vërtetave letrare, nxit dhe interpretime për ngjashmërinë e filozofive rrëfimore, me një shkrimtar si Stendali që manifeston ide të përsëritjeve ciklike në histori. Për më shumë, titulli përkon me koincidencë me ngjyrat simbolike kombëtare, të rimarra nga ajo e errëta.

 Konsekuenca për të qëndruar brenda këtij disponimi emocional e refleksiv, me romanin “E zeza dhe e kuqja” arrin kulmin artistik brenda ciklit romanor familjar, duke u shfaqur si një nga romanet më të arrirë në letërsinë shqipe

Të dhëna

Faqe464
ISBN9928-186-75-1
Titulli origjinalOnufri
Viti i Botimit2015
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri