I ri Testament 100 tregime Shiko më të madhe

Testament 100 tregime

Mehmet Kraja PE0049

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë “Testament” Mehmet Kraja ndërton një botë të tërë letrare, ku kujtesa, vdekja, kufiri, lufta dhe dashuria e humbur nuk rrëfehen si ngjarje të zakonshme, por si plagë që hapen e mbyllen nëpër breza. Rrëfimi i tij është thellësisht vetjak e njëkohësisht kolektiv: zëri i narratorit (gjithmonë në vetën e parë) shpesh përzihet me zërat e kujtesës.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928861665

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ai bën një udhëtim nëpër një botë që rron përtej harresës. Nëna dhe vajtimi i saj, babai, gjyshja, motra, kufiri, dashuria e humbur, socializmi etj. kthehen si refrene, herë si kujtim i drejtpërdrejtë, herë si ëndërr, herë si kronikë, herë si dialog me të përtejmen. Autori i merr e i rimerr këto tema, duke i rindërtuar në variante të reja, sikur libri të jetë një labirint kujtese, ku çdo tregim është një derë që të çon te një tjetër.

Stili i Krajës është i ngjeshur e lirik, me një ironi të hidhur që ndërton e shpërbën njëherësh. Gjuha e tij me stilizimin elegant prej filigrani pasurohet me gegërishten e hijshme dhe fjalët arkaike, duke krijuar një ritëm të veçantë, që rrjedh herë si kronikë, herë si monolog i brendshëm. Realja e fantastikja, historia dhe miti, e përditshmja dhe amshimi ndërthuren në një rrëfim të fuqishëm e të pashlyeshëm.

Ky libër zë një vend qendror në krijimtarinë e Mehmet Krajës, i jep prozës së tij dhe letërsisë shqipe një nga modelet më origjinale të rrëfimit ciklik, duke e kthyer tregimin nga zhanëri i shkurtër në një formë të gjerë kujtese.

Një këngë vajtimi për botën që humbëm e që nuk pranon të harrohet.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe496
ISBN9789928861665
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip