Cmim i reduktuar! Simfonia e mendimit Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Simfonia e mendimit

Teuta Nunaj – Kortoçi BGJ0227

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Analiza dhe ese mbi ekonominë, shqiptarët dhe marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor. Autorja ka vendosur që të ardhurat që do të vijnë nga shitja e këtij libri do të përdoren për blerjen e librave për shkollat shqipe në zonat e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës në Serbi. Çdo lexues që e blen këtë libër, njëherësh kontribuon edhe për pasurimin e bibliotekave shkollore të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Më shumë detaje

11108 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9786084897521

880 Lekë

-20%

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Parathënie

Kjo përmbledhje artikujsh, të shkruar me një shqipe të pasur dhe e të përgatitur në mënyrë të kujdesshme dhe profesionale nga Dr. Teuta Nunaj-Kortoçi, na mundëson të njohim dhe të prekim nga afër segmente të veçantë, por shumë domethënëse të tranzicionit ekonomik shqiptar, por njëkohësisht edhe aktualitetin dhe perspektivën e shqiptarëve në rajon. Tek lexon artikujt, kupton lehtësisht profesionalizmin, dashurinë dhe lirinë e mendimit që udhëheqin pandalur punën e Dr. Nunaj në të dy fushat e saj të ekspertizës: ekonominë dhe marrëdhëniet e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Dr. Teuta Nunajn e kam njohur 9 vite më parë, kur së bashku me një grup intelektualësh elitarë u organizuam dhe bashkëpunuan për të kontribuar në përmirësimin e demokracisë në vend. Znj. Nunaj ofroi profilin e mirëfilltë të një bashkëpunëtoreje kompetente, të pavarur dhe mendjehapur. Puna e saj karakterizohet nga forca e pareshtur për të punuar fort, nga zgjerimi i vazhdueshëm i dijes dhe nga rritja e pandalur e profesionalizmit.

Në librin e saj, Dr. Nunaj paraqet për publikun një panoramë të tranzicionit ekonomik në Shqipëri, por edhe të marrëdhënieve rajonale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht realitetin e shqiptarëve në trevat autoktone, të cilat paraqesin interes të veçantë për profesionistët e fushës dhe jo vetëm. Ekonomia për Dr. Nunaj nuk mund të veprojë pa politikën, ndaj politikëbërja ekonomike është një nga treguesit kyç për zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe asaj rajonale. Njëkohësisht, mund të thuhet se funksionimi i duhur i rregullave të ekonomisë së tregut dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri është faktor vendimtar për të përcaktuar shkallën e zhvillimit të vendit dhe të mirëqenies së kombit tonë.

Si eksperte e ekonomisë, autorja përqendrohet në shtjellimin e situatës ekonomike në vend, evidenton shkaqet dhe ofron zgjidhje për problematika të ndryshme që shfaq tranzicioni i gjatë dhe i dhimbshëm politik, ekonomik dhe social në Shqipëri. Ndaj mund të thuhet se problematikat e shumta ekonomike të Shqipërisë dhe të rajonit janë trajtuar në një këndvështrim gjithëpërfshirës. Sugjerimet dhe zgjidhjet e ofruara nga Dr. Nunaj, jo vetëm i adresojnë këto problematika, por mund të shërbejnë si indicie për vendimmarrësit në hartimin e politikave publike dhe për thellimin e fushave të kërkimit shkencor.

Analizat e Dr. Nunaj mbi ndikimet e pandemisë Covid-19 në ekonominë shqiptare dhe atë europiane e aktualizojnë dhe pasurojnë edhe më shumë ekspertizën e saj. Përshkrimi i etapave më kryesore të zhvillimit të ekonomisë ndërkombëtare në shekullin e kaluar ndihmon në të kuptuarit edhe të ardhmërisë ciklike të zhvillimit ekonomik botëror për perspektivën.

Një pjesë e rëndësishme e librit janë edhe artikujt e Dr. Nunaj mbi analizën e zhvillimit dhe ecurisë së bashkëkombësve tanë në rajon, të cilat të ofrojnë një panoramë të qartë, të kthjellët dhe aktuale të situatës së shqiptarëve në rajon. Analizat e saj janë të ftohta dhe pa ndikime emocionale, apo eufori partiake.

Të jetuarit në Shqipëri i ka mundësuar autores një njohje shumë të mirë të realitetit shqiptar, prekja nga afër e gjendjes së shqiptarëve në rajon dhe të zotëruarit e aftësisë shkruese në publicistikë dhe në kërkim shkencor, ndërthurur kjo me njohjet praktike, e kanë ndihmuar Dr. Nunajn të sjellë për publikun analiza të veçanta dhe shumë profesionale, gjë e cila i mundëson të kalojë lehtësisht nga njëri zhanër në tjetrin, duke i ofruar lexuesit perspektiva dhe këndvështrime të ndryshme profesionale.

Duke shqyrtuar ecurinë e mendimit dhe të analizave të saj të fokusuara në ekonomi dhe për shqiptarët në rajon, evidentohet aftësia e saj për të identifikuar problemet dhe për të ofruar zgjidhjet; konstatohet prezantimi i një panorame të shkaqeve të ekonomisë ende në zhvillim në Shqipëri, i rolit të politikës në tranzicion dhe i keqqeverisjeve të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon. Nunaj argumenton se zhvillimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk mund të realizohet i shkëputur nga zhvillimi rajonal i Ballkanit Perëndimor.

Këta artikuj kontribuojnë në njohjen jo vetëm të realitetit të shqiptarëve, por edhe në zgjidhjet që ofrohen për përmirësimin e tij. Ndaj, ju rekomandoj ta bëni këtë libër pjesë të bibliotekës suaj.

Tiranë, më 05 / 05 / 2021

Prof. dr. Bamir Topi

President i Republikës së Shqipërisë, 2007–2012

Të dhëna

ISBN9786084897521
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë