I ri I ra mjegulla Buenes Shiko më të madhe

I ra mjegulla Buenes

Arben Prendi A-008715

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Poeti, kritiku dhe pedagogu i letërsisë bashkëkohore Arben Prendi vjen për herë të parë me një përmbledhje me 28 tregime, të shkruara përgjatë një periudhe kohore 1993 – 2018. Ky është një botim i përgatitur nga shtëpia botuese SCHNELL. Këto tregime në mënyrë artistike komunikojnë me tema mitike, historike dhe të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

SCHNELL
ISBN9789928448729

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Këndvështrimi alegorik dhe simbolik i botës shqiptare përshkon prozat ku rrëfimi artistik thuret duke estetizuar temat e lidhura me: mjegullën e baladës së flijimit (I ra mjegulla Buenës), përrallat gojore (Kasollja në breg të lumit, Zana e vonueme), rënien e trojeve shqiptare nën pushtimet barbare (Çorodia), rënien e qytetit të Shkodrës nën pushtimin osman (Mbi rënien e kështjellës), librin e Gjon Buzukut (Libri), jetën dhe travajet e përditshme (Njollat, Kohë me shi, Dy rrëfime për vdekjen, Sagë familjare, Muri) si dhe mebotën e ëndrrave dhe të pavetëdijes (Ajo që ndodh vazhdimisht, Në mënyrë të çuditshme, E padurueshme, Përndjekur nga ëndrrat, I sëmurë nga mendimet).

Të dhëna

Faqe160
ISBN9789928448729
RedaktoriVinçens Marku
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë