I ri Dielli me perendon ne lindje Shiko më të madhe

Dielli me perendon ne lindje

Eralda Baze BG0121

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi në ngritjen në art të gjuhës dhe mendësisë së "rrugës", kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të cilat kthehen në viktima të një bote të egër dhe tejet intrigante.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

SCHNELL
ISBN9789928448705

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një ditë të bukur Era e gjen veten me leje nga puna për të udhëtuar drejt Egjyptit për të kaluar Shën Valentinin. Ajo niset në një botë, plot aventura dhe të papritura.

Kërkimi i pasioneve e mpleks me një djalosh egjiptian i cili zbulon pasionet por, njëherësh rrit edhe pasigurinë teksa kalonte ditët e pushimeve së bashku me turistët e tjerë në Kajro.

Bota e brishtë e lindjes, pasionet e mëdha njerëzore, ndjeshmëritë, por edhe papajtueshmëritë në realitete plot drama e vendosin Evën në dilema për të vendosur për marrëdhënien e saj me të dashurin egjiptian, i cili bëhet “dielli” që ngroh shpirtin e Erës.

Rikthimi në Shqipëri e vendos personazhin në sprova të tjera të mëdha, pasi ajo bie pre e një shantazhi, të cilin e paguan e motra e Evës. Kjo lojë end ide absurde, të cilat përfundojnë fatalisht për personazhin tonë.

REVIEW

“Është një vepër që, sa rrëfen, aq edhe të ngërthen në të njohura dhe të panjohura të shpirtit njerëzor dhe ta mban gjallë kuriozitetin, një kuriozitet që vjen nga një prozë e mirë, e pëlqyeshme, me ritëm rrëfimor dhe ndjesi të natyrshme ku nuk gjen artifice dhe manierizma të frazës për t`u dukur modern, po ku moderniteti është në çdo qelizë të rrëfimit, në çdo bulëz të episodeve që vijnë dhe na freskojnë ndjesitë e na shpërgjumin pas leximit të veprës. Zakonisht, fjalët e mira nuk kërkohen për një vepër të arrirë, ato dalin natyrshëm dhe krijojnë po në mënyrë të tillë shenjën e respektit për letërsinë serioze, duke marrë trajtën e mirënjohjes së heshtur të lexuesit edhe pse ai nuk e njeh autoren (në këtë rast, unë) edhe pse nuk është i detyruar të thotë për të dy fjalë të mira nga droja e njohjes. Kështu vepra e realizon misionin e saj, komunikimin e natyrshëm me lexuesin dhe ky është një sukses i përfillshëm”.

Përshtypje nga Qazim Shehu

“Ky libër jo vetëm të jep kënaqësi estetike, është interesant në stil apo është një regjistër i veçantë të përceptuari. E them pa mëdyshje se kjo vepër është libri i një njeriu që jo vetëm e shkruan letërsinë, por mbi të gjitha e ka dije letërsinë, e kupton dhe si kulturë letërsinë, e zotron dhe si disiplinë letërsinë. Një vepër interesante dhe dinjitoze, një korpus ngjarjesh dhe situatash, gjeografishë dhe realitetesh.  Kritika e vemendshme patjetër që do ta njohë këtë vepër, dhe duke e analizuar, kritika do të fisnikrojë dhe veten e saj, madje leximi nga kritika i kësaj vepre, do të jetë një shenj i mirë dhe një ogur për të na dhënë dhe ne të kuptojmë se kritika jonë tashmë nuk e ka humbur as instiktin, as nuhatjen, as intuitën dhe as shijen e përzgjedhjes së veprave dinjitoze dhe të vlefshme”.

Përshtypje nga Mark Simoni

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928448705
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori