Shekspirotët Shiko më të madhe

Shekspirotet

Idlir Azizi A-000582

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Termi "Shekspirotët" bën lidhjen mes nesh dhe veprës së Shekspirit, veçanërisht ato që dramaturgu i ka vendosur në Ilirinë e dikurshme. E prapë këto nuk janë tregime sociale. Ato vizatojnë një popullatë paralele me tonën; janë personazhe të sotme, por që udhëtojnë nëpër peizazhin shekspirian.

Më shumë detaje

55 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205308

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një trupë teatri mbërrin në Gërdec pas shpërthimit të depos së armëve për të vënë në skenë "Hamletin", por tani, në vend të babait, Fantazma është vetë qyteza e shkatërruar. Një aktor që reciton një monolog kombëtar për festën e Pavarësisë, gëlltit një copë nga torta gjigante, por pëson një metamorfozë të çuditshme, sepse një gjuhë paralele i del në gojë gjatë spektaklit.

Një motër e vëlla, që e kanë shkrimin e dorës binjak si dy pika uji, arrestohen sepse kanë parashikuar ngjarjet tragjike të 21 janarit. Një aktor trupmadh e mbipeshë, që luan përherë rolin e "Falstafit" në teatër, bëhet papritur memec në mes të emisionit "Zonë e lirë" dhe të ftuarit e tjerë mundohen të shpjegojnë këtë defekt...

Këto dhe tregime të tjera në këtë vëllim janë disa situata tragjikomike dhe groteske të Shqipërisë, të para nga prizmi shekspirian. Pa u munduar të bëjë një aplikim modern të Shekspirit në shoqërinë e sotme, autori na tregon se si vendi ynë sot gjendet si aktualitet brenda veprës së dramaturgut të madh.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928205308
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik