Historia e Turqise Shiko më të madhe

Historia e Turqise

Erik J. Zürcher BDI0340

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103680

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë Osmane në shekullin XIX. Ai ofron një interpretim të ri të rolit të atit të themelimit të Turqisë moderne, Qemal Ataturkut. Në përshkrimin e periudhës pas viteve 50, autori përqendrohet në çështje të tilla, si: fuqizimi i politikës së masave; migrimet e brendshme dhe të jashtme; grushtet ushtarake dhe dëshmitë e të drejtave humane në Turqi; integrimi në ekonominë globale; aleanca me Perëndimin dhe marrëdhëniet me Komunitetin Europian; kalimi nga etatizmi në një ekonomi tregu të orientuar ndaj eksportit, marrëdhëniet shumëplanëshe me Lindjen e Mesme dhe Europën; zgjerimi i islamizmit; çështja kurde dhe konteksti i formimit të identitetit turk. I shkruar me të vërtetë mirë, libri ofron një perspektivë që është unike në lëmin e studimeve për Turqinë. Donald QUATAERT, Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, Binghamton Një studim i thellë, që do ti interesojë një rrethi të gjerë lexuesish... si libër shkollor, ai plotëson një nevojë shumë reale: dhe nuk ka rival të vërtetë! William HALE, SOAS, Universiteti i Londrës

Të dhëna

Faqe392
ISBN9789928103680
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKujtim Ymeri