Rruga e trendafilave Shiko më të madhe

Rruga e trendafilave

Brunilda Zllami BD0294

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale... Janë këto linjat që pasqyrohen në romanin më të fundit të shkrimtares tepër të njohur tashmë, Brunilda Zllamit. Rrëfim i shtruar, tema prekëse dhe, sigurisht librin nuk mund ta lëshoni nga dora.

Më shumë detaje

497 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999433395X

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. "Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t'i dhuruar botën e tyre pafund. - "Ajo ishte si ajri, qe nuk ke nevoje ta shohesh per ta ndier, ishte si drita qe e vlerson vetem pasi ke dale nga erresira, ishte si uji i fshehur ne oaze shkretetire, ishte e vetmja qe e bente te ndihej si atehere kur ishte i vogel dhe kishte nevoje per dike qe t'i tregonte rrugen." - "Nuk e ke vene re se une kam rene ne dashuri me ty? Nuk e di se te mendoj vazhimisht edhe pse s'dua? Nuk e di ç'me ke bere, por me çmend mendimi qe kam per ty. Jam gjithmone me ty edhe kur nuk te shoh, edhe kur nuk te ndiej. Ti je AJRI, je ENDRRA, je e PAMUNDURA ime." - "Le te ikim bashke, qe sonte po deshe. Shkojme diku, ku askush nuk na njeh, askush nuk na paragjykon." -"... nuk me intereson me ndienja e fajit. Nuk kam faj se te dua. Nuk kam faj, se dua te jem i lumtur. Eshte vetem nje jete dhe kete dua ta jetoj me ty." - "Ndihem keq sepse nuk mund ta dua, sepse te dua ty. Te Dua dhe te Urrej sepse nuk te kam." - "Jeta eshte nje shans qe te ofrohet. Po e kape, behesh mbret." - "Donte vetem qe nje here ne jeten e tij, te vinte nje mengjes kur te hapte syte dhe te ndihej vertet i lumtur. Vetem nje here!"

Të dhëna

Faqe456
ISBN978999433395X
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë