Dashuritë e virgjëreshës Madalenë Shiko më të madhe

Dashurite e virgjereshes Madalene

Ridvan Dibra BO0284

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928261342

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Dibra ka një dorëshkrim dhe mjeshtëri prozatori nga më brilantet në letrat shqipe”.

Shkëlzen Maliqi, studiues arti

 

“Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat - enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë”.

Bashkim Shehu, shkrimtar

“Ridvan Dibra sjell në prozën shqipe, për herë të parë të asimiluar plotësisht, përvojën e prozës moderne të tipit të Kafkës e Kamysë, të pasuruar me elemente të prozës postmoderne si citati e pastishi. Beletrist i lindur, ai është zotërues i rrallë i teknikës së shkrimit postmodern”.

 Agim Vinca, poet, studiues letërsie

 

“Romanet e Ridvan Dibrës vazhdojnë të punojnë brenda nesh edhe mbas leximit, duke na nxitur të kërkojmë lidhjet e fshehura kuptimore, që zgjaten përtej romaneve dhe përtej autorit të tyre. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrallë me autorë dhe vepra të letërsisë sonë”.

Ardian Marashi, përkthyes, studiues letërsie

 

“Ridvan Dibra është një eksperimentalist i madh që përfaqëson një tip letërsie: letërsinë laboratorike, po të huazojmë një koncept të teatrit grotowskian. Nuk ka gjë nga e cila nuk mund të bëhet letërsi interesante në laboratorin e Ridvan Dibrës, i cili, në këtë mënyrë, aprovon mendimin e Shopenhauerit se detyra e shkrimtarit nuk është të tregojë ngjarje të mëdha, por të voglat t’i bëjë interesante”.

Ag Apolloni, shkrimtar

 

“Dibra ka thyer tabutë tematike që e mbizotëronin realizmin socialist të letrave shqipe. Në këtë kontekst, mund të thuhet se ai është ndër ata që kanë rimëkëmbur vetëdijen krijuese se objekti tematik është i shumëngjyrshëm dhe me mundësi të pakufizuara qasjesh e përkufizimesh”.

Kujtim Rrahmani, shkrimtar, kritik letrar

 

“Ridvan Dibra është njëri prej pesë autorëve më të mëdhenj të gjallë të Letërsisë Shqipe, së bashku me Ismail Kadarenë, Rexhep Qosen, Fatos Kongolin dhe Bashkim Shehun”.

Adil Olluri, shkrimtar, studiues letërsie

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe138
ISBN9789928261342
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë