I ri Brida Shiko më të madhe

Brida - HC

Paulo Coelho A-008311

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani Brida vjen ne nje botim special nga shtepia botuese Toena, me lidhje dhe me kopertine te forte, - nje edicion per biblioteken tuaj

Më shumë detaje

63 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348753

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Brida është një vajzë e re irlandeze, e dashuruar me një fizikan të ri, Lorencin. Ajo ka ndjerë një thirrje të brendshme të misterit dhe prandaj shkon dhe i kërkon një magjistari të njohur si Mjeshtri i Madh, personazh nga kryesorët në roman, t’i mësojë magjinë. Këtu zë fill një subjekt që do ta përfshijë këtë vajzë në eksperienca të jashtëzakonshme që kanë të bëjmë me përballjen e saj me dhuntinë e lindur prej shtrige, me lidhjet që krijon e mësimet që merr nga mbretëresha e stregonerisë irlandeze, Wicca, me takimin në hipnozë me një prej paraardhëseve të saj nga mesjeta, që është djegur në turrën e druve nga inkuizicioni, me njohjen e Gjysmës

Tjetër që shkrimtari e konsideron dyzimin e secilës prej qenieve njerëzore në tokë, me shugurimin shtrigë në një Sabba, ceremoni mistike e ngjashme me ato të masonerisë dhe Urdhrave okultë, me zgjidhjen e dilemës midis të jetuarit në mrekullinë e magjisë dhe në mrekullinë e dashurisë e të kënaqësive njerëzore të jetës së përditshme. “Gjeja më fisnike mbi të cilën një qenie njerëzore mund të eksperimentojë është pranimi i misterit…Kam ndjesinë se bota gjithmonë e më tepër po qartësohet mbi misteret”, ka thënë Coelho, duke dashur sigurisht të mbështesë motivimin e tij për të shkruar këtë roman, në të cilin gjen rastin të ndërkallë me mjetet e letërsisë një si apologji dhe traktat të stregonerisë për historinë dhe të ardhmen. Në fjalën e saj rreth zjarreve në pyll ku mbahet sabba e famshme, Wicca, kryeshtriga thotë: Shenjtorja Marie na kujton çdo moment se kemi qenë ne gratë që i kemi ndenjur pranë Krishtit në momentet kur burrat ikën dhe mohuan besimin e tyre. Që kemi qenë ne, që kemi derdhur lumenj me lot, ndërkohë që ai mbante kryqin; që kemi qenë ne, që jemi gjunjëzuar përpara orëve të tij në orët e vdekjes, që ka qenë njëra nga ne që ka zbuluar varrin bosh. Pra, ne nuk mund të kemi asnjë faj. Virgjëresha Mari të na kujtojë gjithmonë se na kanë djegur e na kanë persekutuar, sepse predikonim besimin e dashurisë. Ndërkohë që burrat tentonin të ndalonin kohën me forcën e mëkatit, në mblidheshim në festat e ndaluara për të kremtuar çka kishte ende të bukur në këtë botë. Në shpërblim të kësaj, ne u dënuam dhe u dogjëm nëpër sheshe. Virgjëresha Mari të na kujtojë gjithmonë që, ndërkohë që burrat gjykoheshin në sheshet publike për çështje që kishin të bënin me zotërimin e tokave, ne dënoheshim në të njëjtat sheshe për imoralitet. Shenjtorja Mari të na kujtojë gjithmonë për paraardhëset tona, që u duhej të visheshin si burra, si shenjtorja Zhan D’Ark, në mënyrë që të përmbushej fjala e zotit. Dhe pavarësisht bindjes dhe sakrificës, vdiqën duke u djegur në turra drush”.

“Te Brida, romani i tretë që kam shkruar pas Alkimistit, tregoj fillesat drejt botës së magjisë, nëpërmjet traditave sekrete të një vajze. Te ky libër, eksploroj tema të ndryshme, që janë të shtrenjta për mua, siç është Nëna e Madhe, besimet pagane dhe dashuria.

Kur kam shkruar Bridën dhe e kam botuar në Brazil, mbi 18 vjet më parë, disa tematika, si p.sh. fytyra femërore e Zotit, ishin ende të huaja për pjesën më të madhe të njerëzve.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, vura re një ndryshim të perceptimit – një hapje në rritje të njerëzve përballë një përqasjeje intuitive të dijes, e shoqëruar kjo me një mospranim të rregullave të ngurta shoqërore. Sikurse kam shkruar në libër, gjëja më fisnike mbi të cilën një qenie njerëzore mund të eksperimentojë, është pranimi i misterit.

Kam ndjesinë se bota gjithmonë e më tepër po qartësohet mbi misteret, kështu që, të dashur lexues, sot ju bëj dhuratë historinë e kësaj gruaje të re.”

Paulo Coelho

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe272
ISBN9789928348753
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiHarris Murana