I ri Dashuri ne letra Shiko më të madhe

Dashuri ne letra

Ismail Becolli, Fatbardha Becolli, Brunilda Becolli BVOS0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri të fton të shfletosh letra të këmbyera gjatë viteve 1968-’70. Ka diçka veçanërisht të fuqishme te ky letërkëmbim–sjell gjurmë dokumentare të një jete në zhvillim e sipër: një dritare në jetën intime të dy njerëzve të zakonshëm. Dy zëra nga e shkuara që, përmes këndvështrimit të tyre mbi kuptimin e jetës, na japin një shpjegim unik mbi domethënien e saj. Si të tilla, këto letra kanë edhe fuqinë që si pa e kuptuar, të ndryshojnë jetën e lexuesit të sotëm.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botonjësja voskopojare
ISBN9789928477040

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autorët e letrave janë znj.Fatbardha Becolli dhe z.Ismail Becolli, të cilët më vonë në jetë u bënë të mirënjohur si doktor Male dhe infermiere Bardha. Ata të dy janë duke i shkruar letra njëri-tjetrit në një kohë të pazakontë. Të sapomartuar, Malen e dërgojnë ushtar kufitar në Veriperëndim, ndërsa Bardha e pret në skajin juglindor të Vendit, ku shpërngulet të jetojë me vjehrrit në familjen e bashkëshortit. Shërbimi ushtarak do t’i mbajë të ndarë për dy vjet dhe mallin e shuajnë me letra.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe196
ISBN9789928477040
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë