Max Seeck A-000269
Libër i ri
Vjen në shqip një thriller tjetër nga autori i romanit thriller “Engjëjt e Hamurabit”. “Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është Neë York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede Ventures.
476 Artikuj
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928464262 | |
Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës. A është çmendur lexuesi besnik i Roxher Koponenit, apo kemi të bëjmë me një çështje tejet personale? Si mund ta ndalojë Xhesika një kriminel që di çdo hollësi të librit edhe më mirë se vetë autori?
Noiri më i freskët këtë herë vjen nga Finlanda! Një thriller psikologjik, trullosës e plot të papritura. Max Seeck ka aftësi fenomenale të krijojë ngjarje mahnitëse e ta befasojë lexuesin përherë e më shumë.
REVIEWS
“Një nga librat më të mirë që kam lexuar. Absolutisht drithërues, i shkruar mirë dhe të lë pa frymë deri në faqen e fundit.”
- Emelie Schepp, autore e Slowly We Die
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 428 |
| ISBN | 9789928464262 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Silvana Berki |
| Roman | Mister&Thriller |
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund. Max Seeck është autor bestseller i The New York Times. Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Mëria e fundit është libri i fundit i trilogjisë me protagoniste hetuesen Xhesika Niemi. Nga i njëjti autor Shtëpia Botuese “Muza” ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes dhe Rrjeti i djallit. Ky roman ka fituar çmimin Glass Key Aëard në vitin 2023. Një roman mbi fantazmat e së shkuarës.