I ri Testamentet Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Testamentet

Margaret Atwood A-000307

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310682

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë vijim elektrizues, Margaret Atwood i përgjigjet pyetjes që ka torturuar lexuesit për dekada të tëra: Çfarë ndodhi me Efreditin? “Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman zhvillohen 15 vjet më vonë. Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese.

Dy prej tyre janë vajza të reja, rritur si pjesë e brezit të parë të formuar nën rendin e ri. Dejzi dhe Anjeza janë rritur në dy kampe të kundërta: Dejzi është vajza adoleshente, e rritur e lirë, në Kanada, ndërsa Anjeza, brenda Republikës së Galaadit, që përgatitet ditë pas dite se si të bëhet një Grua e volitshme për Komandantin me të cilin do ta martojnë.

Dëshmive të tyre do t’u bashkohet edhe një zë i tretë: një grua tashmë, që ushtron pushtetin përmes mbledhjes dhe shpërndarjes së pamëshirshme të sekreteve. Teto Lidia, dalëngadalë, do të na rrëfejë të fshehtat e themeleve të Galaadit, shndërrimin e saj nga një grua në karrierë në një Teto Themeluese  të Republikës së Galaadit, pushtetin e mbajtur me intriga dhe thika të panumërta pas shpine. Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën. Çështja gjinore mbetet qendrore në çdo rresht të Atwood-it, e cila është aktiviste e vërtetë në këtë drejtim.

Teksa Atwood shpalos “Testamentet”, ajo hyn në mekanizmat më të fshehtë të Galaadit, ndërsa çdo grua është e detyruar të përballet me veten për të kuptuar se deri në ç’pikë mund të arrijë për të realizuar ato që beson.

Kritika

Me “Testamentet”, Atwood-i ka arritur majat, duke bërë bashkë bujarinë, intuitën dhe kontrollin. Proza e saj është e shkathët, e drejtpërdrejtë, ku ngjarjet përmbysen në mënyrë të mrekullueshme. Në gjithë botën e lexuesve, librat e historisë hapen në fletën e bardhë pasuese dhe emri i Atwood-it është shkruar në krye të saj. Kur lexon këtë libër, ndien që bota po kthehet përmbys.

The Guardian

Me një qartësi kirurgjikale, Atwood-i dokumenton faktin që privimi i lirive themelore dhe barra e shtypjes sistematike, i shtyn njerëzit drejt ekstremeve. Ritmi i prozës së saj është i pacen.

Entertainment Weekly

Një ftesë rrëqethëse, së cilës asnjë admirues i Atwood-it nuk mund t’i rezistojë... “Testamentet” na kujtojnë se ç’fuqi ka e vërteta përballë së keqes.

People

Të gjejnë shpresë në një vend të pashpresë, ja, këtë kërkojnë me çdo kusht admiruesit e “Rrëfenjës së shërbëtores”. Bëhuni gati të mbani frymën gjatë gjithë kohës dhe të qani me lot të nxehtë në fund.

Stylist

Margaret Atwood manifeston gjithë fuqinë e penës së saj... Të gjithë duhet të lexojnë “Testamentet”.

Los Angeles Times

Një narracion i shkathët, që të bën për vete; sa nxitës, aq edhe melodramatik.

The New York Times

“Testamentet” qëndron denjësisht mes romaneve klasike. Kjo, pjesërisht, falë aftësisë së Atwood-it për të na befasuar, edhe kur shkruan për një univers të cilin pandehim se e njohim mirë.

USA Today

Nuk di nëse mund të ketë shkrimtar më të mirë se Margaret Atwood që të dijë të shfrytëzojë kaq mirë ankthet e epokës ku po jetojmë.

Entertainment Weekly

Atwood na sfidon vazhdimisht dhe ngre pyetjen që gjendet si perla brenda guaskës së këtij romani ngjethës: “Para se të gjykosh, si do të silleshe ti në Galaad?”

Sunday Telegraph

Margaret Atwood arrin të shkruajë për anët më të errëta të psikologjisë njerëzore me një stil thellësisht zbavitës dhe plot me shpresa të zymta të çuditshme.

Naomi Alderman, shkrimtare britanike

Si arrin ta shndërrojë terrin në diçka kaq të thjeshtë? Si i ka shkuar ndër mend të fusë humorin, atje ku humori nuk ekziston? Sepse ajo është Margaret Atwood dhe mund të bëjë gjithçka!

Ann Patchett, shkrimtare amerikane

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe446
ISBN9789928310682
Titulli origjinalTestaments
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJerina Dushku
RomanSagë&Histori