Cmim i reduktuar! Bulevardi i pestë Shiko më të madhe

Bulevardi i pestë

Candace Bushnell BD0237

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga autorja e librit Seksi dhe Qyteti. Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët520
ISBN9789994303021

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për gratë e romanit të ri dhe jashtëzakonisht të bukur të Candace Bushnell-it, Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë ndodhet në qendër të jetëve të tyre, që ato i kanë ngritur me aq kujdes apo që shpresojnë ti ngrenë. Kemi aty Shifer Dajmondin, një aktore dyzet e pak vjeçare, që dëshmon në mënyrë energjike se gratë me stil mbeten me të vërtetë gjithmonë të reja. Kemi Lolën e llastuar dhe me vetëbesim të madh, që është e vendosur ta fusë veten në shoqërinë e lartë dhe në krahët e burrit të duhur e që kapet me thonj e me dhëmbë pas asaj ndërtese. Analiza është bashkëshortja e një menaxheri të lartë të një kompanie investimesh, si dhe një personalitet shoqëror disi ngurruese, ndërsa Mindi idhnakja është martuar me një shkrimtar jo shumë të botuar dhe ka qenë ajo shtylla e familjes për një kohë tepër, tepër të gjatë. Është gjithashtu edhe Enida, zonja e madhe magjepsëse dhe gazetare thashethemesh, që ka jetuar në Pallatin nr. 1 të Bulevardit të Pestë për dekada të tëra dhe nga panorama që hapet prej apartamentit të saj në katet e sipërme sheh gjithçka që është për tu parë. I studiuar nga afër dhe me një mendjemprehtësi të pamëshirshme, Bulevardi i Pestë është një histori moderne e parellinjve të rinj e të vjetër, e politikave seksuale, vjedhjeve të pasurive të patundshme apo pasurive të fituara dhe të humbura brenda ditës. Një libër i shkëlqyer dhe origjinal, që tregon se askush nuk mund ta paraqesë Nju-Jorkun ashtu si Candace Bushnell. CANDACE BUSHNELL është autorja që ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare për librat e saj bestseller Seksi dhe qyteti, Katër biondet, Tregtia dhe Xhungël buzëkuqesh. Libri i saj i parë, Seksi dhe qyteti, shërbeu si bazë për serialin e suksesshëm televiziv dhe filmin me të njëjtin titull që zuri majat e klasifikimit për nga shitja e biletave. Libri i saj i katërt, Xhungël buzëkuqesh, është bërë një film-dramë, i transmetuar nga televizioni NBC. Bushnell është gjithashtu prezantuese e programit radiofonik Seksi, arsyeja dhe ndjeshmëria, që transmetohet drejtpërsëdrejti në Sirius Stars. Ajo jeton në qytetin e Nju-Jorkut. Përfytyroni Xhejn Austinin me një martini ose ndoshta Xhonatan Suiftin me një palë patina. Sunday Telegraph Mbetet sërish mbretëresha e filozofëve të skenës sociale. New York Times Book Review

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët520
ISBN9789994303021
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMargarita Sulaj Skënderi