Xhungel buzekuqesh Shiko më të madhe

Xhungel buzekuqesh

Candace Bushnell BD0232

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një farë mënyre, Xhungel buzkuqesh fillon aty ku shkëputet libri Seksi dhe Qyteti: në xhunglën e njerëzve të mbytur në para, të eturve për pushtet, të fiksuarve pas bukurisë të qytetit të New York-ut. Këtë herë, femrat janë pak më të mëdha në moshë, shumë më të pasura, por jo domosdoshmërisht më të mënçura se heroinat e mëparshme të Bushnell.

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301980

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bestseller nga autorja e librit Seksi dhe qyteti Për këdo që është dikush në Nju-Jork, Viktori Fordi, Uendi Heili dhe Niko ONilli po ngjiten lart e më lart. Ato përfaqësojnë fytyrën e bukur të suksesit në këtë qytet. Viktoria është stilistja e re më e mirë e kohëve të fundit; Uendi, presidentja e kompanisë kinematografike Parador Pictures, ka tre fëmijë të mrekullueshëm dhe përgatitet të korrë sukses të jashtëzakonshëm me filmin e radhës; Nikoja është kryeredaktore e revistës Bonfire, që vlerësohet nga të gjithë si bibla e modës në qytet. Në sytë e botës, ato kanë arritur majat e suksesit. Por, nga këndvështrimi i Viktorias, Uendit dhe Nikos, punët duken krejt ndryshe. Nikoja ndihet fajtore për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore me një model të brendshmesh; koleksioni i fundit i Viktorias dështoi; martesa dymbëdhjetëvjeçare e Uendit me bashkëshortin e saj po shkatërrohet. Sypatrembura, zbavitëse dhe me dobësitë e tyre, heroinat e reja të Candance Bushnell janë të parezistueshme. Teksa autorja i ndjek heroinat nëpër fushat e minuara të punës, dashurisë, jetës dhe në majat e suksesit, ajo na jep një mësim të madh zbavitjeje: se si duhet ti bësh ballë jetës dhe të vazhdosh të qeshësh në qytetin më të vështirë të planetit. Mirë se vini në botën e tyre një xhungël buzëkuqësh.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe472
ISBN9789994301980
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Baro