Ardita Jatru NA0160
Libër i ri
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 9789928818010 | |
Ardita Jatru, e cila jeton prej vitesh në Selanik të Greqisë, është një poete shqiptare që mund t’i vësh pas të gjitha epitetet vlerësuese dhe prapë, pas rileximit, e kupton se nuk paskan mjaftuar përderisa zbulon nënkuptime e vlera të tjera të poezisë së saj.
Siç ka shkruar qysh në krye të herës Petrit Ruka, “në poezinë e Arditës gjen tërë atë e trishtim e mall njeriu për jetën; gjen dhembje, histori brilante, pikëllim fin, dashuri...
Me një fjalë, një shpirt të plotë gruaje. Dhe të gjitha këto me një thjeshtësi të habitshme poetike, me një gjuhë elegante, që me fjalë përshkruese e terma estetike kurrë nuk mund të thuhen. Duhet ta lexosh që të bindesh”.
Në një prej poezive Ardita shkruan: “Hesht, bijë e fjalës. /S'je djegur ende./ A ka sy kjo botë të shohë duart që na ngjizin të nesërmen?” Ndërsa lexuesit e A. Jatru mund të thonë: Fol, mos hesht bijë dhe nënë e fjalës së bukur...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 132 |
| ISBN | 9789928818010 |
| Redaktori | Agron Tufa |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Ardita Jatru eshte nje poete qe ka fuqine e vargut per te adresuar sfidat me te mprehta te shoqerise tone dhe te realitetit shqiptar, permes teknikave poetike te arrira dhe mesazheve te forta antikonformiste, te cilat vijne permes ideve si element estetik i poezise se saj.