Vlora, bajlozet dhe e ardhmja e saj Shiko më të madhe

Vlora, bajlozet dhe e ardhmja e saj

Sazan Guri SAZ0012

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri mbështet një vendim të drejtë dhe logjik, veçanërisht në rastin nëse TEC do të vendosej në një tokë të thatë, ku vendet e banimit mos jenë afër, por distanca të jetë në përputhje me standartet e lejuara.

Më shumë detaje

11110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Edlora

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri “Vlora, bajlozët dhe e ardhmja e saj” përbën në thelb vazhdimin e librit të parë me autorë, Prof. asc. Sazan GURI dhe Dr. Romeo HANXHARI, ku tregon nga pikëpamja kronologjike vlerat luftarake në rritje të Aleancës Qytetare të Mbrotjes së Gjirit të Vlorës. Ajo përfshin atë pjesë të përpjekjeve të saj, qysh prej Qershorit 2005 deri në ditët te para të këtij viti, me anë të të cilave kjo Aleancë arrin të zbardh dokumentacionin e plotë për ardhjen e bajlozëve të lyer me katran e zift nga deti drejt bregdetit të Vlorës. Ajo nuk vonoi të ngrejë argumenta të pakundërshtueshme dhe alternativuese, aq sa ia doli mbanë në të gjitha takimet ndërministrore apo përplasjet televizive.

Libri përbëhet nga tre pjesë. Në pjesën e parë përshkrohen me emocion nga vetë autori idetë, konceptet deri në spjegime të detajuara vlerat e turizmit dhe të industrive të tjera dobi prurëse në Vlorë dhe në antitezë me të dëmet dhe pasojat që do të rrjedhin nëse do të zbatohen projektet sa të kobshëm dhe makabër për këtë zonë. Ato rrjedhin ashtu natyrshëm, qetë, si të pangacmuar nga të tjerët, por që ngacmojnë, si të panjohur, por që njihen, si pa bujë, por që arrin e sjellin bujë, derisa arrijnë e ulen si palë, si faktor dhe si aktor në tavolinën e vendim marrjes, në fillim me tonacion të vakët, pastaj e deri në fund bëhen pjesë e zërit të vendim marrjes, që deri më tash duket pozitive. Kjo edhe për meritë të qeverisë së sotme, ku për herë të parë një vendim marrës qendror arriti të ulet me shoqërinë civile, ndryshe nga ata që i etiketuan ca dhaskal e ufo, ku për herë të parë një vendim marrës qendror kuptoi, vlerësoi dhe respektoi idetë dhe alternativat e shoqërisë civile, shenjë kjo e një koncepti ndryshe për një shqipëri ndryshe. Ndaj dhe në libër jepet shpresa se në Vlorë jo vetëm nuk do të ketë bajlozë, por edhe e ardhmja e saj do të jetë ndryshe, ashtu siç ia kërkon ADN-ja e saj.

Pjesa e dytë përfshin një sërë shkrimesh të kolegëve të Aleancës dhe të qytetarëve të tjerë, si gazetarë, publicist, ekspert mjedisi, teknicien nafte, të cilët i bashkoi kauza për ta bërë dhe për ta parë Vlorën pa bajlozë, pa oxhaqe dhe pa tone nafte në bregdetin Vjosë-Orikum. Ata nuk u ftuan por erdhën, ata nuk u deturuan, por e ndjenë, ata nuk ishin Vlonjat, por dukeshin sikur vinin nga zemra e labërisë dhe mbi të gjitha ata nuk kishin interesa, por shprehën interesa në mbrotje të mjedisit, të shendetit njerëzor dhe të ciklit të jetës. Ata shprehën vullnetin e zotit, dhe si misionarë të vërtetë e sollën atë në të mirë të Vlorës, në dobi të Shqipërisë dhe pse jo mbi faqe të dheut mëmë.

Të dhëna

Faqe216
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë