Statigrafia sekuenciale Shiko më të madhe

Statigrafia sekuenciale

Sazan Guri SAZ0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër konsiston në nocionet e stratigrafisë sekuenciale, depozitimet klasike të kontrolleve statike, ndryshimi relativ i nivelit të detit, aplikimet e stratigrafisë sekuenciale, procedurat për interpretimin e Stratigrafisë sekuencisale, ushtrimet Stratigrafisë sekuenciale.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Barleti
ISBN9995603837

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të gjithë kufijtë e sekuencave detektohen në bordin rrethonjës të ultësirës dhe të forelendit (puset e offshorit Italian (Aq-1, Ru-1, Fa-1 etj.), ku vërehen mospërputhje stratigrafike, herë herë këndore e azimutale, vërehet facie sizmike me modelin On – E.T/P.D.

Veçori tjetër për çdo sekuencë është se pothuajse të gjitha kanë sipërfaqe bazale tip SB1, sepse shpesh arrijmë të veçojmë sedimentime me të para në kushte basenore e mandej të kemi rritjen graduale relative të nivelit të detit, sepse shpesh gjejmë vendosje të depozitimeve me mospërputhje e më transgresion mbi ato më të vjetra. Gjithashtu për çdo sekuencë ndodh reduktimi dhe kondensimi i depozitimeve të saj tej në perëndim të offshorit drejt forelendit.

I pari vjen për shkak të përhapjes së kufizuar të depozitimeve të poshtëqëndrimit, dhe e dyta lidhet me sistemimin e depozitimeve të lartqëndrimit.

Konstatohet se për çdo sekuencë ndryshe nga interpretimi sekuencial në regjimet ekstensionale, ku çdo kompleks sistemesh depozitues migron drejt tokës, duke iu mbivendosur pak dhe i kondensuar drejt sistemit më të vjeter të tyre p.sh., freskores basenore (shih. figurën klasike të Vail et al ’87). Në basenin tonë me regjim aktiv kemi migrim të tyre drejt basenit dhe komplekseve më të vjetra në mbivendosjen dhe mbulohen nga ato më të reja.

Të dhëna

Faqe230
ISBN9995603837
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë