I ri Njeriu i revoltuar Shiko më të madhe

Njeriu i revoltuar

Albert Kamy FNK0217

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928251046

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë libër Kamy vendos një lidhje mes ideve të parashtruara tek “Miti i Sizifit” dhe këtij libri, duke shpalosur pikëpamjet e veta ,mbi mënyrën dinjitoze por dhe më të arsyeshme të njeriut të sotëm, teksa përballet me një botë sa absurde, aq edhe armiqësore, madje, e paparashikueshme.

Në përvojën absurde, vuajtja është individuale. Duke filluar nga fryma e revoltës ajo vetëdijësohet se është kolektive, ajo është aventurë e të gjithëve. Brenga që mundonte një njeri të vetëm bëhet murtajë kolektive. Në mundin tonë të përditshëm revolta luan një rol si “cogito në rendin e mendimit; ajo është qartësia e parë. Mirëpo kjo qartësi e nxjerr individin nga vetmia. Ajo është referencë e përbashkët që themelon vlerën e parë për të gjithë njerëzit: "Revoltohem, prandaj jemi".

FRAGMENT NGA LIBRI

"Revolta nuk është kurrsesi një kërkese për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar. Larg së kërkuari një pavarësi të pergjithshme, i revoltuari kërkon që të pranohet se liria ka kufijtë e saj kudo ku gjendet një qenie njerëzore, dhe se ky kufi është pikërisht fuqia e revoltës së kësaj qenieje. Këtu qëndron arsyeja e thellë e intranzigjencës së revoltës. Sa më e vetëdijesuar të jetë revolta se kërkesa e saj ka një kufi të drejtë, aq më e palëkundur është ajo. I revoltuari kërkon pa dyshim njëfarë lirie për veten e tij; por në asnjë rast, nëse është konsekuent, të drejtën për të shkatërruar qenien dhe lirinë e tjetrit. Ai nuk poshtëron askënd. Lirinë që kërkon, ai e kërkon për të gjithë; atë që nuk e pranon, ai e ndalon për të gjithë. Ai nuk është vetëm skllavi kundër zotërisë së vet, por dhe njeriu kundër botës së zotërisë dhe të skllavit. Falë revoltës, ka pra diçka më tepër në historinë e marrëdhënies mes sundimtarisë dhe robërisë. Fuqia e pakufizuar nuk është më i vetmi ligj."

                                                  

Të dhëna

Faqe388
ISBN9789928251046
RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlia Lëngu