Holokausti dhe moderniteti Shiko më të madhe

Holokausti dhe moderniteti

Zygmunt Bauman BPS0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
ISBN978-9928-185-21-1

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bauman analizon fenomenin e Holokaustit, dhe rrjedhojat që kjo ngjarje historike ka për shoqërinë bashkëkohore dhe për shkencat humane në tërësi. Ja një pjesë e vogël shkëputur nga libri:

Disa vite më parë, një gazetar i Le Monde-it intervistoi një kampion personash që dikur kishin qenë viktima të rrëmbimeve. Njëra prej gjërave interesante që ai zbuloi ishte shkalla e lartë e divorceve midis çifteve që së bashku përjetuan agoninë e pengmarrjes. Ky zbulim atij i ngjalli kureshtjen për të shqyrtuar motivet që jepnin të divorcuarit për vendimin e tyre. Shumica e të intervistuarve i thanë se ata kurrë nuk e kishin çuar nëpër mend divorcin përpara rrëmbimit.

Megjithatë, gjatë episodit të tmerrshëm “sytë e tyre u hapën” dhe “ata i panë partnerët nën një dritë tjetër”. Burra që kishin qenë bashkëshortë të mirë në kushte të zakonshme “u provuan” se ishin egoistë që mendonin vetëm për stomakët e tyre; sipërmarrës të guximshëm treguan frikë të neveritshme; burra të shkathët e “me këmbë në tokë” pësuan rënie shpirtërore dhe nuk bënin asgjë veçse vajtoheshin për tragjedinë që u kishte rënë mbi kokë. Gazetari i bëri vetes një pyetje të thjeshtë: cila nga të dyja fytyrat që treguan këta njerëz ishte e vërteta dhe cila ishte maska?

Ai doli në përfundimin se pyetja ishte e shtruar gabim. Asnjëra nuk është “më e vërtetë” se tjetra. Të dyja ishin mundësi që gjendeshin te karakteri i viktimave – ato thjesht shfaqeshin në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme.

Fytyra “e mirë” dukej normale vetëm sepse favorizohej nga rrethanat normale. Tjetra ishte gjithmonë aty, edhe pse normalisht e padukshme. Megjithatë, aspekti më magjepsës i këtij zbulimi ishte se po të mos kishte ndodhur rrëmbimi, “fytyra tjetër” ndoshta do të kishte mbetur e fshehur përgjithmonë. Bashkëshortët do të kishin vazhduar ta gëzonin jetën e tyre martesore, të pavetëdijshëm për tiparet e pakëndshme që rrethana të papritura dhe të jashtëzakonshme do t’i bënin t’i zbulonin te personat e afërt, që ata kujtonin se i njihnin dhe që i donin ashtu siç ishin

[...]

Terrori i pashprehur që përshkon kujtesën tonë kolektive për Holokaustin (dhe që jo rastësisht lidhet me dëshirën mbizotëruese për të mos i dalë ballazi asaj) është dyshimi torturues se Holokausti mund të jetë më shumë se sa një shmangie nga rruga e drejtë e përparimit, më shumë se sa një tumor në trupin e shëndetshëm të shoqërisë së qytetëruar; e thënë shkurt, dyshimi se Holokausti nuk ka qenë një kundërtezë e qytetërimit modern dhe e gjithçkaje që ai përfaqëson (ose që na pëlqen neve ta mendojmë se përfaqëson). Ne dyshojmë se (edhe nëse refuzojmë ta pohojmë) Holokausti thjesht mund të ketë zbuluar një fytyrë tjetër të të njëjtës shoqëri moderne, së cilës ne i adhurojmë kaq shumë fytyrën tjetër e më familjare; dhe që këto dy fytyra janë të ngjitura përsosmërisht dhe harmonishëm tek i njëjti trup. Ndoshta ajo që na frikëson më shumë është se secila nga të dyja fytyrat nuk mund të ekzistojë pa tjetrën, sikurse nuk ekzistojnë pa njëra-tjetrën të dyja anët e një monedhe.

Të dhëna

Faqe347
ISBN978-9928-185-21-1
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane/Prishtine/Shkup
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnis Sulstarova