Mami Shiko më të madhe

Mami

Brendan O'Carroll BAT0045

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Anjeza Brauni është një grua e fortë mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Më shumë detaje

486 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928116932

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

21 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga autori Kur lindi ky Libra isha ulur në një prej hoteleve "Hilton", në Orlando të Floridës. Ishte viti 1994 dhe Republika e Irlandës qe kualifikuar për në finalet e Kupës Botërore të Futbollit. Atëherë sapo kisha nisur të vija emër si humorist në Irlandë dhe Tim O'Connor-i, kreu i programit sportiv të RTE-së (Televizioni Publik Irlandez) më kishte punësuar që të shoqëroja skuadrën në aventurën e saj e të bëja copëza humori për publikun që na ndiqte nëpërmjet ekranit në atdhe. Domethënë, puna ime ishte që një herë në dy ditë të shkruaja një pjesëz treminutëshe. Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë se sa të lajthitur më bën mua një punëz e tillë. Ndaj, meqë kisha kohë me bollëk, bleva një bllok e një stilolaps të ligjshëm dhe mendova të shkruaj. Po çfarë të shkruaja? Para disa muajsh, aktori i magjishëm Gabriel Byrne më kishte dhënë një Libra të Syd Field, të titulluar "Skenari". Ai është një Libra i mrekullueshëm që duhet ta lexojë çdo shkrimtar që aspiron të bëhet skenarist. Aty skenaristit i sugjerohet që të kompozojë një "histori prapaskene" për personazhin kryesor të filmit të tij. Rreth njëzet faqe që përshkruajnë jetën e tij para se të takohet me ne. Skenaristi mund të mos e përdorë kurrë, por ajo i hyn goxha në punë kur personazhi has pengesa gjatë filmit duke e ditur historinë e tij të prapaskenës, ajo i jep idenë se si t'i kapërcejë. Pra, ja se ç'vendosa të shkruaja! Por nuk bëhej fjalë për film. Atëkohë kisha në duar një serial komik pesëminutësh të titulluar "Djemtë e zonjës Brauni", që shfaqej nga e hëna deri të premten në shfaqjen e Gareth O'Callaghan-it. "Ç'ushtrim i përkryer! mendova. Një histori prapaskene njëzetfaqëshe për zonjën Brauni." Kështu e nisa. Pak a shumë. Se s'po vendosja dot se ku ta filloja historinë. Nuk doja t'i hyja fëmijërisë së saj, sepse për këtë do të më lipseshin kërkime në "kohë". Ndaj vendosa ta filloja ditën kur ajo u bë vejushë. Hapa bllokun dhe nisa të shkruaja. Prisja që ato njëzet faqe të më hanin jo më shumë se një orë. Mirëpo edhe pas dy javësh vazhdoja të shkruaja. Njëzeta u bë tridhjetë, dyzet dhe vazhdoi më tej. Në kohën që e lashë punën, kisha shtjelluar vetëm nëntë muajt e parë të vejërisë së saj. E mbylla bllokun i kënaqur dhe nuk e vrava më mendjen për të. Më vonë, gjatë kthimit, ndërsa flisja në telefon me menaxherin tim të atëhershëm, Pat Egan, i përmenda shkrimin. Pati më telefonoi pas tri ditësh dhe më tha se kishte folur me Michael O'Brien, botuesin e "The O'Brien Press" dhe se ata e donin "librin". "Po ai s'e ka lexuar ende?!" e kundërshtova pak me frikë se mos e dreqosja. Pati ma ktheu: "Ai nuk do t'ia dijë po qe se bëhet fjalë për zonjën Brauni. Ai e do." "Mami" u hodh në qarkullim vetëm disa muaj më vonë dhe që javën e parë zuri vendin e parë në listën e librave më të shitur. Seriali radiofonik pesëminutësh shpuri te ky Libra, i cili shpuri te tre libra të tjerë, të cilët më bënë të shkruaj një skenar filmi Anjeza Braunin të luajtur nga Angelica Huston. Paskëtaj shkrova pesë komedi, fituese çmimesh, në të cilat e luajta vetë zonjën Brauni. Ato u pasuan nga shtatë filma në DVD, të cilët u shitën gjithashtu në mbi një milion kopje, dhe tani një serial televiziv, "Djemtë e zonjës Brauni", që ka thyer rekordet e publikut si në BBC 1 edhe në RTE, e ku në trupën e aktorëve përfshihen ime shoqe, vajza, djali, motra, kunata, dhëndri dhe, s'do mend, UNË! Dikush më pyeti njëditëzaj: "Si po të shkojnë punët?" Iu përgjigja me sinqeritet: "Më mirë do të më vinte turp!" Blloku i ligjshëm më kushtoi një dollar, stilolapsi vetëm pesëdhjetë cent. Ai një dollar e gjysmë investim ka ushqyer, shkolluar e strehuar fëmijët e mi dhe nipërit për këto shtatëmbëdhjetë vitet e fundit. Uroj që leximi i këtij libri t'ju dëfrejë po aq sa më dëfreu edhe mua kur e shkrova. Dhe, meqë e bletë... faleminderit prej gruas sime, faleminderit prej familjes sime dhe faleminderit prej meje! Mbi autorin Brendan O'Carroll është një nga dëfryesit më të suksesshëm irlandezë; një autor i brohoritur, aktor, udhëheqës artistik, skenarist dhe dramaturg. Gjatë karrierës së tij e ka kthyer "Prekjen e Midas" së vet në një gamë të gjerë projektesh: nga shfaqja e tij e famshme radiofonike "Djemtë e zonjës Brauni" në novelat bestseller "Mami", "Skalitësit" dhe "Gjyshja". "Mami" është kthyer gjithashtu në një film mjaft të suksesshëm, ku Anjeza Brauni luhet nga aktorja e famshme Anjelica Huston.

Të dhëna

Faqe172
ISBN9789928116932
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Miraka