I ri Nje grua e re e bukur Shiko më të madhe

Nje grua e re e bukur

Tommy Wieringa A-005934

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Wieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshirës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është dhimbja, nëse ne mund ta kuptojmë, pa e provuar më parë në lëkurën tonë.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292650

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Eduardi është një dyzetvjeçar i suksesshëm, virolog i njohur në gjithë botën, beqar, që kalon nga një grua te tjetra, si një djalosh i përjetshëm. Takimi me Ruthin është një rrufe në qiell të pastër: e bukur, plot jetë dhe e pasionuar siç ndodh kur je njëzet vjeç: me Ruthin, ai beson se e ka të fituar betejën kundër plakjes. Por triumfi i dukshëm përkthehet në një luftë të pabarabartë. Eduardi e kupton se martesa me të, jo vetëm nuk e ka rinuar, por përkundrazi, ai po plaket dita ditës dhe hendeku i moshës mes tyre, i bën shenjat e plakjes së tij edhe më të dukshme dhe të padurueshme.

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet "e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re", kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... Si një hero tragjik i ditëve moderne, Eduardi do të zbulojë kuptimin e vërtetë të vuajtjeve.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe112
ISBN9789928292650
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGreisa Ymeri-Böhl
RomanPsikologjik