Per Gjermanine, histori diplomatike dhe kujtime Shiko më të madhe

Per Gjermanine, histori diplomatike dhe kujtime

Bashkim Zeneli UE0057

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Diplomati dhe gazetari Bashkim Zeneli reflekton për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane, edhe pas shërbimit të tij diplomatik në Bon. Ky botim nuk është thjeshtë një përshkrim i përvojave personale në misionin e tij në Gjermani si ambasador, por edhe një thellim i raporteve mes dy shteteve gjatë gjysmë shekulli

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928190659

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin: Tek ju, zoti ambasador, kemi parë vazhdimisht një diplomat të shkëlqyer, një politikan të zgjuar dhe një partner shumë serioz, të hapur dhe bashkëpunues. Ju keni përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe popullin tuaj. E doni Gjermaninë dhe popullin gjerman dhe prandaj keni punuar me aq vendosmëri për forcimin e marrëdhënieve. Ju, zoti ambasador, i keni ndryshuar imazhin vendit tuaj, Shqipërisë... Gjermanët ju kanë ndjekur në daljet tuaja në televizion kur keni folur për Shqipërinë dhe Kosovën... Angazhimi juaj në çështjen e Kosovës është i pashembullt. Ne kemi vlerësuar shumë njohjet tuaja për rajonin e Ballkanit dhe atë që keni përçuar vazhdimisht për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin. Unë ju konsideroj juve një mik timin dhe do ta them hapur se do ta ndjej mungesën e komunikimit që kemi pasur bashkë... Shqipëria na ka respektuar shumë që na solli një ambasador si ju... Dr. Johannes Rau, President i Republikës Federale të Gjermanisë Ju falënderoj për punën e shkëlqyer, shembullore që keni bërë me angazhimin e jashtëzakonshëm për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. ProfDr. Wolfgang Thierse, President i Bundestagut Kam bashkëpunuar shumë nga afër me ambasadorin e spikatur, z. Bashkim Zeneli, për Shqipërinë dhe çështjen e Kosovës. Ai ka përçuar vazhdimisht mesazhe të qarta vendosmërie, bashkëpunimi e mirëkuptimi. Bashkim Zeneli është njohës i shkëlqyer i politikës në rajon. Dr. Klaus Kinkel, Ministër i Punëve të lashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Z. Zeneli është ambasadori i shkëlqyer i Shqipërisë, por që, ndoshta, ka punuar më shumë, për çështjen e Kosovës. Ne kemi bashkëpunuar mrekullisht bashkë. Joschka Fischer, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Ambasador Bashkim Zeneli është diplomati mjeshtër që i ndryshoi shumë imazhin Shqipërisë. Ai është një sfidant i vërtetë në diplomacinë politike. Otto Schilly, Ministër i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë Vetëm me një ambasador të spikatur, si zoti Zeneli, mundëm të arrijmë atë sukses të jashtëzakonshëm me ekspozitën e Kulturës Popullore Shqiptare në Munich. Ai bëri gjithçka për vendin e tij, për imazhin e Shqipërisë. Prof Dr. Walter Raunig

Të dhëna

Faqe557
ISBN9789928190659
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë