Një seri e mrekullueshme, që përmban 12 përrallëza klasike, të prera në forma të ndryshme.
Mbasi gjithë natën andrrova burrat e kthyem në derrkucë, në mëngjes u zgjova i raskapitun
Lëvizja studentore shqiptare, 1990-1991. Origjinat historike dhe kontributi i saj gjatë transformimeve politike.
"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
Ky libër është çelësi, i thjeshtë por efikas, për të treguar dhe për të njohur sekretet e Andrij Shevçenkos, një nga lojtarët më të famshëm në botë, i cili ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jëtës së tij, fitimin e Topit të Artë
Është një roman gazmor për aristokratët dhe ambiciozët, që duan të ngjitin shkallët e hierarkisë shoqërore. Një endje e stisur me kujdes, një kënaqësi mëkatare së cilës nuk i shpëton asnjë prej nuancave përthithëse dhe harbuese të jetës angleze. Ashtu si çdo satirë e mirë, Snobët është tejet argëtues, edhe pse thellë fsheh vuajtjet e pamëshirshme të së...
Me saktësinë e një historiani dhe me mjeshtërinë e një shkrimtari, Spiro Mella na paraqet në plotërinë e tij Ali pashë Tepelenën
Me romanin "Madrugada" Jan Mehlum përfshihet në debatin e ditës mbi politikën e emigrimit në Norvegji, trafikimin e qenieve njerëzore dhe burrat që dhunojnë gratë.
Një libër tronditës, vizita në një prej kampeve të vdekjes dhe rizgjimi i imazheve të papërballueshme të përshkruara me një analizë tejet fisnike dhe një saktësi mëse rrëqethëse
Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame.
Këtij libri, të strukturuar në trembëdhjetë kapituj, i paraprin një parathënie, mjaft përmbajtësore, e dr. Kastriot Markut që njëherësh është edhe redaktor i librit.
Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar.
Një libër kushtuar dhjetëvjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko.
Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Përmes syve të rrëfimtarit, një personazh sa karizmatik aq edhe enigmatik,njihemi me një histori dashurie të hershme
Valid Fariz është prej një kohe të gjatë ndër shkollarët më të mirë informuar të Lindjes së Mesme, popujve të atyshëm, kulturave të saj, si dhe lëvizjeve radikale atje. Senatori Xho Liberman
Libri është ndërtuar në formën e një interviste të gjatë me gazetarin Karel Hvizhgjala dhe i plotësuar edhe me shënime të vetë Havelit, mbajtur në vitet '90 e më pas në vitet 2000. Përmes intervistës dhe shënimeve vjen jeta e dramaturgut dhe politikanit, jeta e ndarë "përgjysmë" mes këtyre të dyjave, burgosjet e tij, përpjekjet në krye të një politike...
Valter Krivicki është njeriu që kujtohet më mirë sot për shkak të misterit të pazgjidhur që lidhet me vdekjen e tij në një dhomë hoteli në Uashington, D.C., në shkurt të vitit 1941, një ngjarje e faqeve të para të shtypit të asaj kohe. Policia gjeti një plumb në tëmthin e viktimës...
Biografi skocez Kinross në këtë libër është ndalur në karrierën politike të Mustafa Kemal Ataturkut dhe jetën e private. Si kanë bashkëjetuar të dyja këto tek burri I fortë, ideatori i Turqisë së reformuar dhe mashkulli që adhuronin femrat.
Një vëllim me tregime të Kasem Trebeshinës, shkruar në kohë të ndryshme, ku spikasin ato të shkruara gjatë komunizmit
Duhet ta shkruash një poemë për Kosovën? Këtë e kanë bërë shumë prej mjeshtrave të letrave shqipe dhe këtë gjë bëri edhe Kasem Trebeshina, duke ia dedikuar këto vargje Kosovës, UÇK-së, dëshmorëve dhe miqve të tij. Këtu gjendet dhimbja, kryeneçësia, vitaliteti dhe drithërima e ekzistencës kosovare...
Libri “A ka nevojë Amerika për një politikë të jashtme” është një orientim drejt një diplomacie për shekullin e njëzetë e një.
Historia e ritreguar për fëmijë.
Ai nxiti kërshërinë e shumë e shumë udhëtarëve, poetëve, artistëve të huaj për Shqipërinë e shqiptarët. Ky libër është një shenjë e thjeshtë dashurie e mirënjohjeje për këtë mik të madh.
Autorja na çon kësaj here nga salla e gjyqit në Gjykatën e Manhatanit, në Jugun tradicional amerikan, duke ndërlidhur ngjarjet personale të tashme e të shkuara të një familjeje me një histori krimi e ndëshkimi.
FIUU! AJRI Të gjitha kafshët dhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ky libër u tregon fëmijëve rëndësinë që ka ajri për jetën dhe shpjegon rreziqet e ndotjes. Fëmijët mësojnë se secili prej tyre mund të ndihmojë për të pakësuar ndotjen e ajrit.