Përmirësoje jetën dhe karrierën tënde me disa këshilla të fuqishme mendore për sukses, pozitivitet dhe aftësi të forta përshtatjeje.
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Sëmurës e mbërthyes, i pasur e provokativ, “Thërrmija elementare” të mahnit edhe si një roman idesh, por dhe për portretin e një shoqërie, - a vetë njerëzimit, që e ka humbur aftësinë e të qenit një e tërë.
Ku? Kur? Çfarë? Pse? Shfletoni "Enciklopedia e re për fëmijë" dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: - Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër.
Një libër i mbushur me ndjenja, një histori dashurie pasionante, por sidomos një himn për leximin, si një nga çastet më të bukura shoqërore që mund të provojë njeriu. Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëve si shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.
“Salanderi dhe Blomkvisti janë të parezistueshëm si gjithmonë…Fansat e çiftit të çuditshëm e joshës të romaneve moderne të verdhë të Stieg Larsson-it, nuk do të zhgënjehen.” Edhe kjo pjesë e sagës së Larssonit nuk do tu zhgënjejë....
Nga përvoja e dhjetë viteve punë me qindra studentë dhe klientë njëzetecavjeçarë, Dr. Jay krijon shkencën më të fundit të të njëzetave, me histori tërheqëse, të panjohura, të treguara nga vetë njëzetecavjeçarët. Ajo ndan atë që psikologët, sociologët, neurologët, speci- alistët e shëndetit riprodhues, drejtorët e burimeve njerëzore dhe ekonomistët dinë...
“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë
Pesë fëmijët dhe Xhuxhi i Rërës i autores klasike për fëmijë, Edith Nesbit, i fut fëmijët në një botë magjie, aventurash dhe të papriturash. Pesë fëmijë të një familjeje shkojnë me pushime jashtë Londrës, dhe aty gjejnë një xhuxh rëre që u plotëson çdo ditë nga një dëshirë, por dëshirat zgjasin deri në perëndim të diellit
Na ishte një herë - katër fjalë të thjeshta që edhe pas më shumë se dy shekujsh ende kanë të njëjtin ndikim, duke i çuar lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash. Një përmbledhje e përrallave me të cilat jemi rritur: Borëbardha, Bukuroshja e fjetur, Kësulëkuqja përrallat e vëllezërve Grimm nuk njohin kohë.
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana.
Tigri që erdhi për çaj është një tregim i shkurtër për fëmijë, i botuar për herë të parë në vitin 1968 i cili mbeti po aq popullor edhe dyzetë vite pas botimit të parë. Libri ka të bëjë me një vajzë të quajtur Sophie, nëna e saj dhe një tigër me tipare njeriu, që ndërpret çajin e tyre të pasdites.
Ato titullohen 'Bukuroshja e fjetur' apo 'Mbreti bretkosë'. Rrëfejnë për mrekulli, të drejtën për lumturi dhe triumfin e së mirës. Përrallat e vëllezërve Grimm i bëjnë sytë e fëmijëve të shkëlqejnë dhe kanë fansa kudo.
Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t’u ringritur, pasi e gjithë bota t’i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?
Ky roman rrëfen ditarin e një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Kësaj radhe sjellim vëllimin e katërt të serisë
“Nevërmur” i Jessica Townsend-it: Spriovat e Morigana Krout nuk është thjesht një debutim i jashtëzakonshëm. Tërheqës, magjepsës, dhe i shkruar në mënyrë të mrekullueshme, ky libër sjell një aventurë të jashtëzakonshme që me siguri do të bëhet libri i preferuar për shumë lexues..” - Trenton Li Stjuart, autor bestseller i serisë Mysterious Benedict Society
Botimi i romanit “Lëkura e shagrenit” krijoi bindjen e plotë në të gjitha qarqet letrare, se Balzaku ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë franceze dhe asaj botërore.
Një histori që të mbërthen deri në faqen e fundit, në kërkim të së vërtetës. Një roman i bazuar në ngjarje të vërteta, nga Martha Hall Kelly!
Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?
Seria me e shitur per femije dhe te rinj ne SHBA, Vendi i rrefenjave, i autorit Chris Colfer vjen me vellimin e katert ne shqip, “Pertej mbreterive”
Përmes rrëfimeve të Anna-s, libri eksploron temat e humbjes, rivendosjes së vetes dhe gjetjes së lumturisë nëpërmjet ndjekjes së pasionit personal. Duke u përballur me sfida dhe pengesa në rrugën e saj, Anna zbulon se vërtetësia dhe përkushtimi ndaj vetes janë thelbësore për të arritur lumturinë.
Ray Dalio është një nga investitorët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Ai ndan parimet e pazakonta që i ka zhvilluar, përsosur dhe përdorur përgjatë dyzet viteve të fundit për të krijuar rezultate unike si në jetë edhe në biznes dhe që mund ti përdorë çdokush për të arritur qëllimet e tij.
Brooke Magnanti (lindur më 9 nëntor 1975) është një shkencëtare hulumtuese dhe shkrimtare. Derisa identiteti i saj i vërtetë u zbulua në nëntor të vitit 2009, ishte e njohur me pseudonimin Belle de Jour...
Ky libër do t’u vijë në ndihmë amvisave që janë mjeshtre në gatim, duke u kujtuar gatimet shqiptare dhe në veçanti familjeve të reja të cilat do të mësojnë gatimet e amvisave të vjetra. Libri do t’u vijë në ndihmë familjeve të reja dhe do të jetë një këshillues për restorante e gjelltore, për të përgatitur ushqime të shijshme dhe me vlera ushqyese,...
Taleb është një shkrimtar jashtëzakonisht argëtues, i mprehtë, i drejtpër- drejtë, dhe tregon histori të pazakonta. Ai zotëron një sërë tematikash, që nga shkenca konjitive, te biznesi e deri te teoria e probabilitetit. Elegant, i mahnitshëm dhe universal në rëndësinë e tij, Mjellma e zezë është një libër monumental – një mjellmë e zezë më vete. Libri më...
Tiran, shantazhues, gjobëvënës, vrasës. Ndikimi i tij depërton në të gjitha shkallët e shoqërisë amerikane. Njihuni me Don Korleonen, një njeri miqësor, i drejtë, i arsyeshëm. Bosi më gjakatar i Cosa Nostra-s, Kumbari.
Kur mami dhe Pieri u kthyen nga një fundjavë romantike, Lolës dhe Tomit iu komunikuan një lajm: familja do të transferohej në një shtëpi në periferi të Parisit. Lola filloi të ulërinte: "Kjo është kot e superkot fare!" As që mund të bëhej fjalë të ndahej nga Alisa, shoqja e saj e ngushtë deri në vdekje... Po kështu edhe Tomi...
Lemuel Guliveri dhe udhëtimet e tij plot të papritura rikthehen të treguara për lexuesit e vegjël. Guliveri, mjek anijeje, niset për një udhëtim në inditë lindore, por rastësia e bën të përjetojë Aventura të mëdha në tokën e Lliputëve dhe në mbretërinë e Bordbingnagut.
Libri ‘’ Kontrata me shpirtin’’ i autorit Sheki Useinit, është një sprovë jetësore, personale, që na e udhëzon edhe shtegtimin tonë për një vetëdije të re dhe të zbatueshme. Autori jep një mesazh interesant nga përvoja e vet për rezultatin e punës dhe mundit të treguar gjatë jetës së tij disavjeçare.