Si të përmirësojmë shëndetin emocional Shiko më të madhe

Si te permiresojme shendetin emocional

Oliver James PE0080

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228260

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Rreth librit

“Fjala “lumturi” merr kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, lumturi do të thotë kënaqësi, për disa të tjerë, lumturi janë disa çaste fluturake hareje. Në vend që të mundohemi patjetër të jemi “të lumtur”, autori Oliver James na inkurajon të kujdesemi për shëndetin tonë emocional.

“Shëndeti emocional nuk ka të bëjë me nivelin e zgjuarsisë dhe as me të qenët tërheqës, ambicioz apo i pasur. Në të vërtetë, ka shumë gjasa që personat më të suksesshëm të jenë më pak të shëndetshëm emocionalisht, krahasuar me çdo grup tjetër social. Shumë persona të shëndetshëm emocionalisht kanë paga deri diku të ulëta, punë me status të ulët shoqëror dhe janë të përqendruar më shumë te jeta familjare sesa te profesioni i tyre.”

Sipas autorit, shëndeti emocional përbëhet nga pesë elemente kryesore: aftësia për të kuptuar veten, përjetimi i të tashmes, marrëdhëniet tolerante dhe të ndërsjella, origjinaliteti në profesion dhe qasja argëtuese ndaj jetës. Duke na udhëhequr me shembuj konkretë për secilin element, autori paraqet disa strategji për të përmirësuar secilin prej tyre. Po të kuptojmë ndikimet dhe pasojat që kanë mbi ndërveprimet tona të përditshme ngarkesat emocionale të lidhura me të shkuarën dhe fëmijërinë tonë, ne mund të zbulojmë se si t’i shmangim zakonet dhe veprimet negative dhe të bëhemi më të ndërgjegjshëm për to.

Fragment nga libri

1) Shëndeti emocional nuk duhet ngatërruar as me ide të tilla si “kënaqësia e jetës”, “mirëqenia” apo lumturia. Mirëqenia është zakonisht një gjendje kalimtare, një ndjenjë kënaqësie që mund të vijë nga seksi apo nga cigarja. Ajo është një efekt psikologjik kalimtar. Pra, synimi i ekzistencës sonë nuk është thjesht lumturia, por arritja e një objektivi të tillë, siç është shëndeti emocional.

2) Në situata të caktuara mund të kemi pyetur veten: Pse jemi të ndryshëm nga vëllezërit, motrat apo nga fëmijët tanë, në aspektin e shëndetit emocional? Një nga të fshehtat e ruajtura më mirë nga shkenca moderne është fakti se kjo ka të bëjë pak ose aspak me gjenet.

Të dhëna

Faqe174
ISBN9789928228260
Titulli origjinalPEGI
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGranit Zela