Belle de Jour A-007313
Libër i ri
Brooke Magnanti (lindur më 9 nëntor 1975) është një shkencëtare hulumtuese dhe shkrimtare. Derisa identiteti i saj i vërtetë u zbulua në nëntor të vitit 2009, ishte e njohur me pseudonimin Belle de Jour...
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
Brooke Magnanti (lindur më 9 nëntor 1975) është një shkencëtare hulumtuese dhe shkrimtare. Derisa identiteti i saj i vërtetë u zbulua në nëntor të vitit 2009, ishte e njohur me pseudonimin Belle de Jour. Deri në këtë kohë Brooke Magnanti nuk pati kurajën të shfaqej me emrin e saj të vërtetë në kopertinat e librave, për punën që ajo kryente si prostitutë. Ndërsa vazhdonte studimet për doktoraturë, midis viteve 2003-2004, Magnanti i përballoi shpenzimet e saj duke punuar në Londër si call girl. Libri i saj, i publikuar nën emrin anonim "Belle de Jour. Aventurat intime të një call girl londineze" u bë shumë popullor, ndërsa spekulimi rrethonte identitetin e Belle de Jour edhe për faktin se dyshohej nëse ditari ishte i vërtetë. Për disa vjet pati shumë spekulime në media për këtë çështje, nëse Belle ishte vërtet një vajzë e till apo nëse faktet që paraqiteshin në ditar, ishin të gjitha të sajuara. Hamendësimet se kush mund të ishte Belle variuan në shumë emra të njohur të kohës së sotme. Duke mbetur anonime, Magnanti shpalosi përvojat e saj në botimet në vitet 2005-2006. Në vitin 2007, librat e Bellës u përshtatën për një program televiziv: "Ditari sekret i një call girl", ku rolin e Bellës e luante Billie Piper, me emrin Hannah Baxter. Duke pasur frikë se një ish-i dashur i saj do t'ia nxirrte identitetin, Magnanti zbuloi në një intervistë më 15 nëntor 2009, në gazetën TheSunday Times" se Dr. Brooke Magnanti është emri i vërtetë i autores Belle de Jour. Magnanti në atë kohe ishte 34 vjeç. "Thë Guardian" e përshkroi zbulimin si "një nga sekretet letrare të ruajtura më mirë të dhjetëvjetëshit të fundit të mijevjeçarit të ri".
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 320 |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 135 x 200 x 20 mm |
| Përkthyesi | Meril Orti |