I ri Qendrimi pozitiv eshte superfuqia jote Shiko më të madhe

Qendrimi pozitiv eshte superfuqia jote

Eduardo Clemente LG0210

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përmirësoje jetën dhe karrierën tënde me disa këshilla të fuqishme mendore për sukses, pozitivitet dhe aftësi të forta përshtatjeje.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928389282

990 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

15 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ti ndoshta gjendesh në një spirale negativiteti ‒ si nga prodhimtaria ashtu edhe psikologjikisht ‒ dhe ke ngecur në vend duke menduar se thjesht nuk je mjaftueshëm aq i mirë sa t’ia dalësh në jetë, se kurrë nuk do të ecësh përpara dhe se bota është e padrejtë. Apo ndoshta ndihesh mjaft mirë për qëndrimin që ke, por je i vetëdijshëm se ka gjithmonë vend për përmirësim dhe je kureshtar për atë që mund të ndryshosh për t’u bërë më i mirë.

Cilido qoftë pozicioni yt i tanishëm, ti e ke mundësinë të veprosh lirshëm në punë dhe në jetë. Ti mund t’a përmirësosh në mënyrë aktive situatën tënde, sepse gjithçka varet nga qëndrimi yt, dhe ky qëndrim nuk është i çimentuar.

Majde, ti as që ke nevojë për një milion kurse trajnimi ose një program njëvjeçar studimesh Master për t’a ndryshuar atë. Ti mund t’a përmirësosh qëndrimin tënd thjesht përmes një diskutimi të shpejtë dhe hap pas hapi.

ÇFARË DO TË GJESH NË KËTË LIBËR:

E rëndësishme është që ky libër nuk është një listë e gjërave që duhet të bësh! Këtu ti do të mësosh se qëndrimi pozitiv ka të bëjë me mënyrën se si të tjerët të perceptojnë ty dhe si ti e percepton veten, se si qëndrimi është i ndarë nga personaliteti yt dhe si ta ndryshosh dhe përmirësosh tërësisht jetën dhe karrierën tënde duke kuptuar dhe menaxhuar më mirë:

● Vetëbesimim

● Pozitivitetin

● Mendësinë zhvillimore

● Inteligjencën emocionale

● Përshtatshmërinë

● Qëndrueshmërinë

● Mendësinë për zgjidhjen e problemeve

Si përfitim shtesë, libri përfshin gjithashtu një sërë këshillash për të shfrytëzuar më mirë aftësitë, si për shembull, menaxhimin e pritshmërive dhe shtysën tënde për të shkëlqyer e për të arritur sukses të madh në karrierën tënde.

PERSHTYPJE

"Nëse do seriozisht të bëhesh një drejtues me performancë të lartë dhe të të dojë ekipi me të cilin punon, investo te vetja dhe lexo “Qëndrimi pozitiv është superfuqia jote”. Eduardo do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si ti e shikon zhvillimin e aftësisë tënde më të rëndësishme: qëndrimin tënd.”

Hernani Alves, Drejtor ekzekutiv, Lidershipi i Koefiçentit të Balancuar të Inteligjencës; autor i “Përgjegjësia e balancuar” dhe “Avantazhi i kampionit”

“Do të doja të kisha patur akses në këtë libër më herët në jetën dhe në karrierën time! Është i mbushur me këshilla të fuqishme, por të thjeshta e të zbatueshme, për të përmirësuar qëndrimin dhe jetën tënde.”

Tracy Jackson, SPHR, SHRM-SCP | President dhe Drejtor ekzekutiv

Të dhëna

ISBN9789928389282
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë