Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e pestë. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Një tjetër libër i dashur për fëmijë nga David Walliams vjen në shqip. Në këtë libër rrëfehet historia e një vajze që kishte gjithcka por që donte edhe më. Edhe një gjër të fundit, pse jo.... Libri shoqërohet me ilustrimet fatnastike të Tony Ross.
Një libër i shitur në mbi 50 milionë kopje në mbarë botën. Louise Hay sjell përvojat e saj të cilat, me ndihmën e forcës së mendjes dhe të mendimit pozitiv, nga një jetë e rrënuar e çuan në piedestal, madje duke mposhtur edhe sëmundjen e kancerit pa ndonjë trajtim mjekësor.
Një himn për librat dhe leximin. Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat, që zgjat për gjithë jetën.
Ruani çastet e paharruara nga jeta e fëmijës suaj gjatë tri viteve të para. Shënoni në këtë album kujtimet kryesore të fëmijës suaj, që do i njohin ata më vonë me historinë e hapave të tyre të para.
Këta katër libra zhvillojnë ndjesinë e të prekurit dhe i njohin vogëlushët me konceptet e para dhe me botën që i rrethon. Fëmijët do të mësojnë rreth kafshëve duke i prekur, ledhatuar fotot reale të tyre.
Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten
Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë.
Ky libër në serinë e librave të Jeronim Stilton mban numrin 5: Në metronë e Miushërisë po ngjasim gjëra të çuditshme. Një maçok gjigant endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke u kallur datën tërë brejtësve të qytetit. Nga vjen ky maçok? A të jetë vallë një fantazmë?
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
...Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
Kjo është mini-biblioteka më e mirë për fëmijën tuaj, sepse në këtë set me tre libra gjenden plot 34 rrëfime të mrekullueshme në 586 faqet që do të përndezin fantazinë e vogëlushëve. Këtu janë autorët më të mirë klasikë: Anderseni, Vëllezërit Grim, Pero, Ezopi, Kolodi, Karol dhe Kipling. Këto libra i adresohen fëmijëve të moshës 3-6 vjeç.
Edhe pse ekspert i madh autori shfrytëzon terminologji të thjeshtë në definimin e realiteteve të thella në mendimin filozofik të shpirtit dhe ligjmëritë e tij.
Borebardha, përralla më e famshme e Vëllezërve Grimm në të gjithë botën, vjen për lexuesit e vegjël në këtë libër me zë.
Edipi është figurë mitologjike, I tillë, çfarë e ka konceptuar Sofokliu, ai jeton edhe sot. Fati i jashtëzakonshëm na përkujton aq bindshëm paqëndrueshmërinë anonime të fatit të njeriut sa që na kaplon ankthi. Por edhe na tmerron fakti, që dëshmon se njeriu nuk mund ta mënjanoj fatin e vet - deri sa na lehtëson bindja, që në fund të fundit fatit edhe të...
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë.
“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.
Ky roman dha shenjat e para të gjenisë së Dostojevskit, pas të cilit do të vinin kryevepra të tilla si “Vëllezërit Karamazovë” apo Idioti”. Mjeshtror në rrëfim, tronditës në ngjarjen që rrok, ky libër u përkthye nga Nazim Saiti në vitin 1978, teksa ndodhej në burgun e Burrelit
Ky është Ditari i një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Romani vazhdon me serinë e tretë të tij, me shumë aventura dhe skena, të cilat, teksa do ti lexoni, do të mbani barkun me dorë....
“Xhevdet beu dhe të bijtë” është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik.
Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore në fushën e ushqyerjes. Me regjimin e tij të ushqyerjes të gjithë mund të rigjejnë dhe të mbajnë një trup të shëndetshëm `deri në 110 vjet.
Kjo gramatikë praktike frëngjisht - shqip është përshtatur për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën frënge, si për fillestarët ashtu dhe për ata që kanë një nivel të mesëm njohurishë, si dhe për cilindo që dëshiron të zgjerojë apo të rifreskojë njohuritë gramatikore të frëngjishtes në shkollë, në kurse të ndryshme etj.
Nëse ne kuptojmë sekretet e shprehisë, mënyrën e funksionimit të tyre, mund ta transformojme biznesin tonë, dhe jetën tonë. Ky libër ofron shumë sekrete që vlejnë në përditshmëri. Suksesi i këtij botimi dëshmohet edhe nga vlerësimet që i kanë bë mediat më të njohura në botë dhe shitjet në miliona kopje, duke u kthyer në bestseller në një periudhë rekord
Ky libër sjell rrëfimin e sinqertë të modeles shqiptare të suksesshme nëpër botë, Anxhela Martini ku flet për të kaluarën e saj si dhe të nënës së saj. I publikuar në fillim në anglisht, tashmë “Dashuri, shpresë, dritë” është publikuar edhe në shqip nga botimet Dudaj.
Librin e shumëpritur nga mamat e fëmijëve 2 deri 5 vjeç i autores amerikane Emily Winfield Martin kryeson sot listën e librave më të shitur dhe më të vlerësuar në botë.
Ky libër është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe i përvojës personale të autorit për të sjellë të vërteta nga një temë sa të rëndësishme aq edhe sensibilizuese, për të hedhur dritë tej propagandës politike dhe njohur anën e errët të pushtetit gri që viktimizoi padrejtësisht personalitetet e njohura dhe kolosët e letërsisë e artit shqiptar gjatë...