Ky roman është sa kompleks aq edhe bindës për jetën moderne në vetvete: Karriera, familjet, historitë, humbjet, detyra, detyrimet ndaj të tjerëve, frika e humbjes së kontrollit dhe lëndimi... Ai është një “përrallë” e giximit për të rriskuar dhe duke humbur kontrollin pikërisht në momentin kur ke një jetë, kur mundësitë të shfaqen si fitore. Çdo gjë...
Dhurata të çmuara ai i lë ti çojnë ato në një udhëtim të caktuar për të ndryshuar fatin e Veronikës dhe tri vajzave të saj në mënyra tejet befasuese. Nga Roma, Parisi, Nju Jorku, në Venecia, vijnë histori të pathëna rreth dashurisë, humbjes dhe njerëzve që kalojnë në atë që mund të ndryshojë jetët përtej imagjinatës
Përmes përshkrimit të saktë të çiftit dhe të personazhit magjepsës dhe misterioz të dados, është tërë epoka jonë që del në dritë, me konceptimin e saj të dashurisë dhe të edukimit,t ë raporteve të sundimit dhe të parasë, paragjykimeve klasore apo kulturore. Stili shterues dhe i prerë i Leila Slimanit, ku nxjerrin krye ca shpërthime poezie të zymtë, vendos...
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit.
Janë tre romane që flasin për nuse, dashuri dhe pasione; të jashtëzakonshëm me historitë e tyre, të lexuara dhe vlerësuara edhe nga lexuesi shqiptar. Ata që ëndërrojnë një ditë të veshin fustane nusërie, ose kanë nostalgji për ato çaste, - këto janë udhëtime fantastike....
Lidhur me emërtimin " E drejta ndërkombëtare private " mbi sundon qëndrimi se ky emërtim nuk është adekuat.
Kapuscinski këtu tregon për ish – republikat sovjetike. Gjërat e tyre më të veçanta në doke e zakone, nuk mungon as historia e secilës.
Një roman briliant, me ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë latino-amerikane dhe atë botërore përgjatë shekullit të XX. Një histori e rrallë për dashurinë, martesën dhe jetën e një kumarxhiu i cili nuk vdes kurrë pasi lë pasione të forta pas ikjes
Një eksplorim në botën e brendshme të gruas, që del përtej arketipeve të vëzhgimit, që ekploron në botë të nëndheshme, me një narracion modern, vjen kjo përmbledhje me tregime e autores Mimoza Kuchly, e cila prej dy dekadash jeton mes Francës dhe Shqipërisë.
Një libër per ato gra që Igor Damaskin i ka emërtuar me një togfjalësh Perëndëshat e spunazhit. Ia fillon me Ema Hamilltonin, kujtimi i së cilës mbërrin qysh nga fundi i shekulli i XVIII, për tu afruar, në vitet prej nga edhe mund të ketë dëshmitarë të gjallë, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën e dytë botërore e më pas me luftën e ftohtë. Sigurisht,...
Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t’ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.
Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende. Alberto Bevilaqua
Një libër i mrekullueshëm... më i miri për nga trajtimi në thellësi i UÇK së... Do të jetë me interes si për specialistët në Kosovë, ashtu dhe për ata në Jugosllavi e Ballkan, si dhe për lexuesin e gjerë, që interesohet për një hyrje në temën e UÇK së për konfliktet e Kosovës të viteve '90.
Libri që po merrni në duar u shkrua në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe deri në 14 Janar 2015. Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët, ëndrrat e tij për...
Krisma në Parlament: trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit
Ky botim sjell përfitimet që Joga i sjell trupit të njeriut, parë edhe nën dritën e studimeve më të fundit shkencore që ka bërë bota: Një qasje historike dhe përdorimin e saj në jetën e përditshme, në dobi të trupit dhe mendjes njerëzore
Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore.
Historisë së Artemis Fowl-it po i vjen fundi: Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.
Një poete, që me një shqipe të dashur dhe elegante, na sjell një poezi të latuar në mënyrë të përkorë, plot frymë, ajër e freski.
Koni përhumbet në sytë e kafenjtë të Filipit kur e shesh. Fluturat në stomak nuk po i ikin.
Daja i Anës ka ftuar mbesën e tij dhe shoqet e saj në hotelin e tij kështjellë. Kjo është fantastike!
Vëllimi i tretë i “Historisë së botës” së dy prej mendjeve më brilante të historishkrimit të shekullit të XX, J. Robert dhe O. Westad trajtojnë epokën e revolucioneve dhe pasojat që shkaktuan në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Ky është vëllimi i fundit i serisë me tre vepra të historisë së botës.
Harrieta është spiune. Në ditarin e saj ajo shkruan çdo gjë që di për të gjithë, edhe për shokët e klasës, madje edhe për miqtë e saj më të mirë.
Plot humor e i ëmbël, libri Detektivët e makaronave tregon se si dy fëmijë të kundërt në dukje e pa lidhje me njëri-tjetrin, mund të bashkohen së bashku dhe të funksionojnë më mirë si një skuader.
Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.
Tregimi në vetën e parë paraqet përshtypjet e Moasit, reflektimet dhe pyetjet e tij, ndërsa përpiqet të kuptojë njerëzit dhe paradokset e tyre. Ai është i mahnitur me bukuritë e botës, por edhe me inkoherencën e njerëzve. Vepra na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet duke na treguar idealizimin e një njeriu-qen,...
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë. Autori e pati lënë dorëshkrimin – të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të...
Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të ‘realitetit të pisët’ ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
Romani “ Misioni Londër“ është përkthyer në 13 gjuhë të huaja, por është shoqëruar gjithashtu me kritika aq të forta në Bullgari, sa është refuzuar për botim nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme.
Romani “Kënga e zogjve të egër” me autor Enes Karić i vendos ngjarjet në Sarajevën dhe Bosnjën e fundit të shekullit të XVI. Në atë kohë Perandoria Osmane provoi disa humbje nga ushtritë e bashkuara të forcave europiane. Këto humbje ndikuan në radikalizmin fetar, duke sjellë ndërkaq edhe ndryshime sociale, të cilat lanë gjurmë në jetën e atëhershme të...
Në librin e dytë të serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”, do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar... Rrugëtimin për të shkuar deri atje, e gjeni në këtë përrallë, me ilustrime autentike, bashkëkohore dhe mbresëlënëse, për fëmijët dhe prindërit gjithashtu....