Eoin Colfer BD0518
Libër i ri
Historisë së Artemis Fowl-it po i vjen fundi: Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994304349 | |
Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit.
Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin. E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi?
Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj… apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl? Tamam ashtu.
Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore.
Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t’ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës?
Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.
VLERESIME RRETHE LIBRIT
“Ritëm i shpejtë, përgjigje të menjëhershme të shoqëruara me lojëra fjalësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe.”
– Independent
“Folklor, fantazi dhe magji të teknologjisë së lartë… Tejet zbavitës.”
– Observer
“I shpejtë, i gjallë dhe shumë zbavitës, një përzierje mes mitit dhe modernes, magjisë dhe krimit.”
– Time
“Një bashkim i ethshëm mes reales, imagjinatës dhe pajisjesh të magjepsura. Nga armët laser te fshirësit e kujtesës, deri tek anijet fluturuese të telekomanduara dhe kostumet kundër rrezatimit. Të gjitha këto e bëjnë botën e Xhejms Bondit t’i ngjajë një këndi lojërash për fëmijë.”
– Guardian
| Faqe | 332 |
| ISBN | 9789994304349 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Elona Mistrovica |
| Roman | Fantashkencë |
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...
Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij dhe sa më shpejt.
Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit...
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar. I ka ndodhur diçka e tmerrshme. Artemisi është bërë i mirë.
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik plot fantazi në një botë ku e mira dhe e...
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...