Libër i ri
Libri që po merrni në duar u shkrua në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe deri në 14 Janar 2015. Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët, ëndrrat e tij për astronominë dhe yjet e deri te vëzhgimet e udhëtimet e pafundme profesionale që ai kishte pasur gjatë dhjetë viteve të para të tranzicionit shqiptar nëpër Europë e më tej.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
ISBN | 9789928132895 | |
Unë pata fatin të vështroja nga afër procesin e vështirë dhe sublim të krijimit të këtij libri që për fat të keq autori nuk arriti të vinte pikën e fundit me dorën e tij. Megjithatë romani “Yjet janë fare pranë” mund të quhet i mbaruar jo vetëm për faktin se vetëm pak faqe të fundit mungojnë, por sepse tashmë nga lënda e paraqitur në 11 kapitujt dhe letrat shoqëruese drejtuar Hamletit del qartë fundi i menduar nga autori si dhe mesazhet që ai përcjell.
Ajo çka e bën këtë libër veçanërisht të dashur për mua është fakti se Betimi punoi në të deri në momentin e fundit të jetës së tij, deri vetëm pak orë përpara se të ndahej nga jeta, dhe unë kam gjithnjë përshtypjen se aty midis rreshtave është fryma e tij e fundit, mendimi i tij i fundit. Ai e punoi romanin në një pjesë të mirë të tij në Sarandë, ku ai qëndroi i ngujuar për dy muaj në apartamentin tonë veror të vogël buzëdetit, në një mjedis që gjithmonë i kishte ngjallur atij frymëzim dhe dëshirë për jetën, frymëzim dhe këmbëngulje për të punuar.
Një nga gjetjet më të goditura të romanit për mua mbetet përcjellja e jetëve paralele të njerëzve në situata të ngjashme tranzicioni dhe transformimesh të thella. Pavarësisht ku ndodhet njeriu dhe roli që gjeografia ka në të, rrethanat jetësore e bëjnë njohjen, vuajtjen, dashurinë dhe dështimin universal pa kufij vendesh e popujsh. Koncepti pannjerëzor i ndryshimeve në karakterin e njerëzve në funksion të ngjarjeve të mëdha të kohërave të ndryshme ku ata jetojnë, sikurse ishte zëvendësimi i një sistemi ekonomik e shoqëror të dështuar me një sistem të ndryshëm që sillte shpresë dhe entuziazëm, por që shoqërohej pashmangmërisht nga zhgënjime dhe transformime në natyrën njerëzore, është thelbi i romanit.
Pavarësisht kushteve ekonomike dhe shoqërore që qëndrojnë në formimin e tyre jetësor, Dritani një profesionist i shkëlqyer që vjen nga një vend i vogël si Shqipëria dhe konkurron suksesshëm në një vend të madh e të zhvilluar, Juri një shkencëtar i talentuar që vjen nga një vend i madh, por që kalon pjesën kryesore të jetës së tij në përvojat e ashpra të ndryshimeve dhe transformim të sistemeve, paraqiten në roman si qenie të afërta njerëzore që vuajnë, kuptohen dhe zhgënjehen në mënyra të ndryshme por që kanë një ndikim të krahasueshëm në karakterin dhe jetën e tyre të përditshme. Jetët paralele të tyre, një familje që reflekton tranzicionin në Shqipëri me një familje që vuan rrethana të vështira prej të njëjtit ndryshim socio-ekonomik në Rusi, plotësojnë atë brumë jetësor që e bëjnë epokën e përshkruar në roman universale dhe të aplikuar pavarësisht kufijve gjeografikë të ngjarjeve.
Dhe sigurisht njerëzit vijnë në këtë ngjarje nga rrethana të caktuara. Brumi njerëzor i formimit të shkencëtarit shqiptar është i pasur me doke e zakone karakteristike që vijnë nga e kaluara e largët e jugut të Shqipërisë dhe që e bëjnë personazhin kryesor kompleks dhe interesant. Ai është produkt i një historie që vjen pjesërisht nga zonat rurale, në të kundërt të personazhit tjetër i cili vjen nga një familje urbane në Rusi. Dhe përsëri jetët e tyre paralele dhe psikika e transformimeve janë kaq të ngjashme.
Një element i dashur i autorit i përdorur gjerësisht në roman është astrofizika. Ky element e bën librin qiellor dhe e vendos atë në një tjetër plan. Diskutimet e tij mbi yjet dhe paralelizmat që krijohen nga përshkrimet e punës së njërit nga personazhet në observatorin e kërkimeve të astrofizikës janë një nga elementet e veçanta të romanit. Njohuritë e thella të Betimit në këtë fushë i dhanë atij një platformë unikale diskutimi të vetë jetës njerëzore duke kombinuar elementët yllorë, natyrën me të papriturat e zbulimeve të saj me natyrën njerëzore, përpëlitjet, pasiguritë dhe njëkohësisht dashurinë, si ndjenja më e fortë e sublime e njeriut.
Një nga preferencat e mia në gjetjet letrare e autorit është bashkëbisedimi i njërit nga heronjtë me Hamletin. Ky element letrar e përshkon gjithë romanin në formën e letrave që ai zgjedh ti shkruajë Hamletit, heroit të përjetshëm tragjik shekspirian që simbolizon ndershmërinë, dashurinë, besnikërinë dhe integritetin e njeriut në një kontekst të vështirë e të trishtuar psikologjik. Nga pikëpamja letrare bashkëbisedimi i përsëritur i autorit me lexuesin nëpërmjet letrave është një element i përdorur me sukses nga autori edhe më parë në formën e këngëve midis kapitujve në romanin e tij “Gjurma e vetëtimës “ kushtuar vrasjes tragjike të Isa Boletinit. Mbase këto letra te “Yjet janë fare pranë” janë nga përsiatjet më filozofike të Betimit në roman. Nga ana tjetër ato përshkruajnë edhe njëherë me realizëm të thellë tragjeditë dhe dashurinë njerëzore pavarësisht kohës dhe vendit.
Për një koincidencë të dhimbshme rrethanat e hapjes së romanit janë shumë të prekshme për mua. Njeriu që shpëtoi doktori nga vdekja po luftonte pikërisht me diagnozën e vdekjes së Betimit. Monologu i tij për jetën, sa delikate është ajo dhe sa pak e vlerësojmë kur e kemi, tingëllon e shkruar sa për veten e tij dhe për ditët e fundit të Betimit aq edhe për të gjithë njerëzit. Me të vetmin ndryshim që heroi i tij e shpëtoi pacientin por Betim Muço nuk e pati atë fat. Dhe mua më duket vazhdimisht sikur mi thotë ato fjalë në vesh: jeta është delikate, mos e keqpërdor atë! Ngushëllimi ynë i vetëm, imi dhe i fëmijëve të mi, është ky libër i mrekullueshëm që ai na la para se të ndahej nga ne, që me gjithë kompleksitetin dhe trishtimin që e përshkon është një këngë e bukur për dashurinë njerëzore. Kjo na bëri ne të vendosim ta ndajmë atë me të gjithë ju.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 208 |
ISBN | 9789928132895 |
Titulli origjinal | Omsca-1 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Roman | Psikologjik |
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Albumi "Janaq Paço" është një botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit te spikatur shqiptar te shekullit te XX. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album...
Seti me kartolina ''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' është konceptuar të jetë në formën e një koleksioni prej 30 imazhesh me ngjyra në format kartoline (12 x 17 cm) të përzgjedhur nga veprat dhe objektet ikonografike të koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore).
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Ky tekst ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të treta, të cilët mund ta përdorin për leximet jashtë-klase. Botimi është përgatitur nga Nertina Nallbati dhe Floreta Kurti dhe përmban informacione në fusha të ndryshme, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve për të zgjeruar botkuptimin e tyre.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.