Pier Paolo Pasolini BD0509
Libër i ri
Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t’ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994305094 | |
Në sjelljen e tyre gërshetohet dhuna e papërligjur me bujarinë patetike: Riçeti shpëton një dallëndyshe që po mbytej, por nuk mund të bëjë asgjë për vogëlushin Xhenezio, të cilin e kish marrë përpara rryma e Anienit; Anjoloja e Oberdani rrinë duke parë Marçelon që jep shpirt në spital, sepse qe shembur shkolla ku banonte dhe e kish zënë brenda. Roma monumentale dhe ajo e spekulimeve ndërtimore janë hapësira kontradiktore në të cilat zhvillohet ky lloj riti nistor i një dite të “djemve të jetës”. Ishte ditë shumë e nxehtë korriku. Riçeti, i cili do të bënte kungimin dhe krezmimin e parë, qe zgjuar që në pesë të mëngjesit; ndërsa zbriste tatëpjetë në rrugën Donna Olimpia, me pantallona të gjata bojë gri e me këmishë të bardhë, më shumë se si një kandidat për t’u kunguar apo ushtar i Krishtit, ngjante si një çunak që çan përgjatë lungoteveres, për të gjuajtur....
| Faqe | 296 |
| ISBN | 9789994305094 |
| Titulli origjinal | Dudaj |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Shpëtim Kelmendi |
| Roman | Sagë&Histori |
Fabula e romanit “Jetë e dhunshme” është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954… Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm… Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike…
Me anë të kësaj përmbledhjeje kërkojmë t'u japim të rinjve shqiptarë shembullin e intelektualit të angazhuar, të një personazhi të parehatshëm për pushtetet, që ngriti zërin pareshtur kundër kapitalizmit dhe parashikoi rrënimin e shoqërisë së konsumit.