Ti qe me degjon Shiko më të madhe

Ti qe me degjon

Alberto Bevilaqua BOG0113

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tek libri "Ti që më dëgjon" i drejtohem nënës sime, pak pasi u largua nga kjo botë, me sigurinë se vdekja nuk mund ta ndërpresë bashkëbisedimin mes dy njerëzve që duhen. Nëna ime është një prani që i takon pafundësisë, si të gjithë të vdekurit tanë të shtrenjtë: unë e di që me të mund të flas ende. Alberto Bevilaqua

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994344895

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Komente mbi autorin "Në poezinë e Bevilacqua s shpaloset me forcë kulmore misteri i njeriut: fuqia dhe pritja për t'u mahnitur. Mahnitja, tek "Shfaqjet e Centaurit", e largon frikën e vdekjes edhe atëherë kur e ysht duke e ndjellë. Mendoj se Bevilacqua nuk e ka prerë kurrë kordonin ombelikal me Arioston e tij të preferuar." Jorge Luis Borges "Gjërat që ekzitojnë dhe njëkohësisht nuk ekzistojnë, shfaqen dhe njëkohësisht zhduken. Ky është mbi të gjitha misteri i Bevilacqua s. Ku nuk dihet se cila është koha ku jetohet, nëse është dje, a sot... E adhuroj groteskun në poezinë e Bevilacqua s, kaq të pazakontë në lirikën italiane. Të vështrosh botën, sendet, me optikën e groteskut, t'i shikosh si të humbura marrëdhëniet shpirtërore që e konceptojnë hyjninë me logjikë të ftohtë...." Eugene Ionesco "Një poet, i cili, që pa mbushur njëzet vjeç, kishte një pjekuri të mahnitshme. Vetëtima mbi realitetin bashkëkohor... Idealja (tek poezia e tij) di si dhe kur të heqë dorë nga pastërtia abstrakte dhe të identifikohet me historinë." Gianfranco Contini

Të dhëna

Faqe204
ISBN9789994344895
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMimoza Hysa