Ky libër i bën jehonë jetës dhe veprës së piktorit Abedin Dino, me origjinë nga Çamëria e Shqipërisë, gjyshi i të cilit ishte Abedin Pasha Dino, një nga krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe babai i tij ishte Rasih Dino, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Një libër që i referohet krijimtarisë pikturale dhe historisë së disa prej piktorëve më të shquar të epokës së Renesancës.
Këto dy romane sjellin dy histori pasioni me një forcë të jashtëzakonshme; janë histori që përjeton secili prej nesh, por që janë edhe dy zgjidhje për të njohur dhe për të gjetur rrugë në grackat që të çon zemra....
Dashuria që flet me gjuhën e këtyre klasikëve, do të flasë gjithmonë. Nëse do të hidhëroheni me historinë e Romeos dhe Zhuljetës, shërimin do ta gjeni me Rubairat. Këto libra e kanë vendin në bibliotekën e zemrës....
Kryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, Don Kazmurro (ose Zotëria i zymtë) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër ose Quincas Borba, por me këtë roman gjeti diçka që se kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes...
Me anë të librit Udhërrëfyes i plotë për fobitë, ju do të mësoni se si të identifikoni, kontrolloni dhe madje edhe të mposhtni fobitë që mund të pështjellojnë jetën tuaj.
Ky libër është një rrëfimi i një refugjateje vietnameze, një të imbarkuarje mbi gomone, kujtimet e së cilës bëhen shkak herë pas here për tu zbavitur, herë për tu zhytur në mendime, duke valëzur midis tragjikes dhe komikes midis Sajgonit dhe Granbit, midis prozaikes dhe shpirtërores, midis vdekjeve të deformuar dhe jetës së vërtetë.
Miqtë më të mirë të Antonit janë vampirë! Rudigeri, vampiri i vogël, Ana, motra e tij dhe pjesa tjetër e familjes së tyre jetojnë në një zgavër në varrezat lokale.
Antoni ka rene ne gjurmet e nje komploti te lig kunder miqeve te tij vampire. Ka bindjen se vampire i ri misterioz, Igno fon Rant, qe se shpejti pret te fejohet me teto Dorotine, nuk eshte ai qe shfaqet.
Akademia e Gjuetarëve të Dragonjve është një seri librash për fëmijë nga autorja Kejt Mekmullan të ilustruara nga Bill Basso. Seritë flasin për aventurat e një djali të ri të varfër, Uiglafi i Pinuikut dhe për dy shokët e tij : Erika dhe Angus të cilat shkollohen në shkollën "Akademia e Gjuetarëve të Dragonjve" (AGJD) të cilin e ka blerë xhaxhai i...
Princesha Belkina po kërkon për një burrë-një burrë me flokë të kuq që ka vrarë së paku dy dragonj dhe emri i fillon me shkronjën e saj të preferuar, U. A mund të jetë Uiglaf ky burrë, um?!
Shkolla e AGJD, konkurron më shkollat për Turneun Mbarëkombëtar për Forcën e Trurit
Gëzimi i ditë së Fundit të viti 999 prishet kur të tërë zbulojnë së Bota do të Shkatërrohet mijëvjeçarin e parë (1000)
Uiglafi dhe Angusi duke mbledhur plehrat në oborr gjejnë një vezë dinozauri të cilën e marrin me vetë në shkollë dhe kur veza çel ato fillojnë të stervisin dragoin në mënyra të ndryshme
Një libër i veçantë që përmban • 4 kukulla me bazën mbështetëse, 2 në 1 • Rroba për t'u veshur në çdo rast • Hapësirë për të stiluar rrobat e tua dhe aksesorët • Dhomë- gardërobë pop- up në 3D
Seria- Eja me pushime, një set me pesë libra. Për fëmijë të grupmoshës 7-13, nga klasa e parë në klasën e 5
Një nga manualet më të mira për elitat politike që është shkruar gjatë dekadave të fundit; një tekst që shërben si bazë në studimet e shkencave politike, por njëherësh edhe një qasje në rrafshin diakronik, për mënyrën sesi janë krijuar dhe janë përmbysur shtresat që kanë në dorë fatet e një shoqërie
"Klasat dhe elitat në demokraci dhe në demokratizim" do të jetë një shtojcë e mirëpritur e teksteve të sociologjisë politike që janë sot në përdorim.
Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Historia e botës, gjeografia dhe bota e kafshëve janë përfshirë në tre atlase për fëmijë që duan ta njohin botën sa më mirë. Prandaj ky set iu rekomandohet prindërve të cilët janë gati të ndërtojnë bibliotekën e dijeve të vërteta për vogëlushët e tyre. Ky set rekomandohet për fëmijë të moshës 7-13 vjeç.
Ky set jo vetëm themelon mini-bibliotekën e vogëlushit tuaj në dhomën e gjumit, por nxit fantazinë dhe dashurinë për librin. Janë tre botime të cilat janë me ngjyra, dhe ilustrime nga mjeshtri i madh Carlos Busques. Po ashtu njëri prej tyre është me CD. Këto libra i besohen shqipes së kulluar të përkthyesit të njohur Virgjil Muçi.
Këto botime ofrojnë njohjet e para për vogëlushët tuaj për traktorin, zjarrfikësen anijen dhe avionin. Dashuritë e mëdha për jetën e kanë zanafillën në moshën e vogël. Librat janë me materiale të padëmshme për shëndetin dhe me kopertinë të butë, me mbushje. Seti rekomandohet për moshën 3 - 6 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju
Ky set ka dy botime të veçanta, të cilat do ti argëtojnë shumë fëmijët tuaj: Janë njëherësh edhe libra me dy përralla të bukura, por kanë edhe lodrat e rosakut të shëmtuar dhe të bubit gjumash. Seti është i rekomandueshëm për fëmijë të moshës 0-3 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju.
Këto katër libra kanë vlera të jashtëzakonshme edukative: Si të mësojmë vogëlushin të sillet kur vjen në jetë vëllai apo motra, si të rregullojë gjërat në dhomën e tij, si të sillet në ditën e parë në kopësht apo shkollë, si të përmbahet nga zemërimi dhe të distancohet nga dhuna. Këto libra do tua lehtësojnë misionin tuaj të vështirë për të prindëruar siç...
Nëpërmjet këtyre librave realizohet: Kuptimi dhe përdorimi i fjalëve të reja, dëgjimi i tingujve të gjuhës së folur, lidhja e tingujve me shkronjat për deshifrimin e kodit të leximit, njohja dhe mësimi i shkronjave të alfabetit, dëgjimi dhe kuptimi i pjesës së lexuar dhe përgjigjja e pyetjeve, zhvillimi dhe kultivimi i vëmendjes dhe i përqendrimit. Çdo...
Ky set iu vjen në ndihmë prindërve dhe mësueve për të testuar inteligjencën e fëmijës tuaj: Janë dy libra me gjëagjëza, të ilustruara me ngjyra, nga jeta e përditshme dhe bota e kafshëve. Për ta bërë lojën sa më interesante, janë dhënë disa variante, ndërmjet të cilave duhet zgjedhur përgjigja e duhur. Seti është i rekomandueshëm për fëmijë të moshës 3-6...
Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem: