Libër i ri
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 978-9928-06-042-2 | |
Mbi librin Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers. Ai është dublanti ynë, vëllai ynë, por gjithashtu rivali ynë: jashtëtokësori, ardhja e të cilit do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të njeriut. Tregimi i të sëmurit mendor bëhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit të romanit.
Koment mbi autorin
"Mopasani, më realisti i tregimtarëve francezë, qe njëri nga shkrimtarët e mëdhenj të shekullit XIX të që manifestoi tërheqjen, kërshërinë dhe shqetësimin më të madh për zhanrin e tregimit fantastik." Andre Fermizhie Mbi autorin Henri Renè Albert Gi Dë Mopasan (5 gusht 1850 6 korrik 1893), përmbledhjen e tregimeve titulluar "Horla" e botoi për herë të parë në vitin 1887.
Që nga ajo kohë, kjo vepër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe vazhdon të botohet edhe sot. Mopasani është adhurues i veprës së Floberit, Hofmanit dhe Edgar Poes dhe i njihte shumë mirë të gjithë veprën e tyre.
Në shënimet e tij, Mopasani shkruante se "letërsia që kufizohet vetëm me realen dhe që pushon "së bredhuri rreth të mbinatyrshmes" rrezikon të varfërohet në shpirt, në mendim dhe artistikisht". Këtë fakt e ndeshim thuajse në të gjithë veprën e Mopasanit.
"Horla" nuk është një vepër autobiografike, por nëpërmjet stilit konçiz dhe vlerave të larta artistike, nga Mopasani kemi një novelë të mrekullueshme e cila të mban në ankth deri në fund të leximit. "Horla" është vepër e një njeriu që e ka "tejkaluar" çmendurinë e tij dhe ka krijuar botën e magjishme të një personazhi me probleme serioze të shëndetit mendor...
Veprat e shumta të kësaj problematike janë shkruar nga Mopasani gjatë viteve 1883 dhe 1887, para orvajtjes për vetvrasje dhe mbylljes në klinikën psikiatrike të doktor Blanshit.
| Faqe | 152 |
| ISBN | 978-9928-06-042-2 |
| Viti i Botimit | 2012 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |