Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin. Por a do të mbijetojë heroina jonë, me dëshirat dhe pasionet e saj, në atmosferën mbytëse dhe shoqërinë e mbyllur, tipike të asaj kohe,...
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë? ‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij
Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
Në këtë libër përshkruhet udhëtimi i një jashtëtokësori i zbritur në Tokë në kërkim të shokut të tij Gurb. Një udhëtim në jetën urbane të Barcelonës së para Lojërave Olimpike 1992. Atmosfera, kaosi dhe absurdi i jetës moderne të racës njerëzore paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor.
"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer.
Një epokë dhe traditë e paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve që vjen në një këndvështrim origjinal nga historiani kroat Aleksandër Stipçeviq përmes një pune të gjatë kërkimore shkencore dhe me një analizë briliante, duke u kthyer në një libër referues jo vetëm për shkencën shqiptare, por edhe për atë perëndimore
Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
Në këtë libër të dytëtë serisë Perandori, vazhdon rrëfi mi i historisë së mahnitshme i Jul Qezarit, ku ndërthuret mjehstërisht historia me aventurën, ambicia me rivalitetin, trimëria me tradhëtinë....
Padyshim një nga fi gurat qendrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashe Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptareve si sinonim i tradhtarit. Megjithë ndonjë përpjekje të viteve të fundit për ta rehabilituar fi gurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të...
Libri na sjell historinë e tre të rinjve, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur.
Duke përdorur mjeshtërisht formën klasike të romanit dedektiv, të organizuar rreth një misteri që duhet zbuluar, Paul Auster krijon një Nju Jork të tijin fantastik, ku personazhet, në vetminë e tyre, vihen të kërkojnë të zbulojnë disa prej të vërtetave thelbësore të jetës njerëzore
Lindur në vitin 1970, Anna Gavalda, autore e shumë përmbledhjeve me tregime dhe romaneve mjaft të suksesshme në Francë e në mbarë botën, konsiderohet sot si një nga shkrimtaret franceze më të suksesshme e të lexuara.
Një material i plotë dhe i hollësishëm rreth piramidave dhe sfinksit. Kush i ndërtoi, përse dhe kur, e plot mistere të tjera.
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Kjo guidë në formën e një fjalori, është konceptuar si një përpjekje për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë "të asaj bote të brendshme a të nëndheshme që gjendet tek të gjithë ne e që vepron sipas modaliteteve të saj të caktuara".
Duke e lexuar romanin LORA, të jeni i sigurt se ju do të përfshiheni emocionalisht në të dhe pas përfundimit të leximit të tij do të mbeteni gjatë të mbërthyer me jetët e personazheve të këtij libri kaq emocionues.
Ky libër konsiderohet si kryevepra e letërsisë libertine. “Lidhja e rrezikshme” ishte skandaloz por edhe i suksesshëm kur doli në qarkullim dhe u rrethua nga nga fama e një romani satanik. Cilësitë e jashtëzakonshme letrare ia mbajnë të gjallë famën këtij romani edhe në ditët tona, teksa shënon interes gjithnjë e në rritje të lexuesit të tij
Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.
Nga spekulimi me titujt toksikë te kriza e kredive për pasuri të patundshme, nga plaçkitjet e magjistarëve të financës te rënia e bankave të investimeve, nga siguritë ideologjike të politikës liberiste tek operacioni gjigant i shpëtimit të sistemit. Hulumtimi i një gazetari ekonomie pasqyron të gjitha këto çështje, por jo vetëm.
Një nga enigmat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është se përse Konti Ciano, dhëndri i Musolinit, ishte njeriu që pati idenë e pushtimit të Shqipërisë dhe ia kërkoi me ngulm Duçes, i cili ishte ngurrues. Shqipëria është poërjashtimi i madh në sjelljen politike të Cianos.
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, zërat e katër motrave (Minervës, Patrias, Maria Teresës dhe të mbijetuarës, Dedesë) flasin përmes dekadave për të rrëfyer historitë e tyre - nga kordelet e flokëve dhe sekreteve të fshehura, te kontrabanda e armëve dhe torturat e burgut - dhe për të përshkruar tmerret e përditshme të jetës nën sundimin e Trujillo-s.
Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. dr. Bahri Beci shfaqet pas botimit tw një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh dhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse. Përvoja e gjatë e prof. dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja...
Kjo është një antologji e tregimit botëror, përzgjedhur plot shije nga përkthyesi Edvin Shvarc. Nobelistë, por edhe tregimtarët më në emër vijnë në këtë botim edhe për të kuptuar magjinë e prozës së shkurtër, por edhe për të sjellë majat e këtij zhanri në gjuhën shqipe
“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës
Në fokus të këtij studimi është shoqëria shqiptare gjatë regjimit komunist dhe praktikat modernizuese që shteti ndërmorri gjatë kësaj periudhe. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste drejtuar nga Enver Hoxha, industrializimi dhe modernizimi i vendit u bënë prioritet politik.
Në këtë studim, autori shqyrton periudhën e Mesjetës në trojet shqiptare dhe mënyrën se si kjo është paraqitur në historiografinë shqiptare të dy shekujve të fundit (XX-XXI).
Për Vonnegut, "Mëngjes kampionësh" është përsosja përfundimtare e mjeshtrisë së shkrimit, si dhe kritika e tij më e hidhur ndaj dështimit të "ëndrrës amerikane".