Te ishim bashke, vetem kaq Shiko më të madhe

Te ishim bashke, vetem kaq

Anna Gavalda DK0065

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri na sjell historinë e tre të rinjve, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 136 26 8

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave dramatike familjare. Romani "Të ishim bashkë, vetëm kaq", i Anna Gavaldës, nuk mund të lëshohet nga dora, pa u mbaruar me një frymë. Lexuesi, kurrsesi nuk mundet të largohet e të mos ndjekë faqe pas faqeje se çfarë i ndodh Kamilës, Filibertit dhe Frankut, këtyre figurave kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, por që dalëngadalë, lidhen pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin. Romani qëndron në këmbë si një ndërtesë shumëkatëshe e, në secilin kat, secili personazh rikompozon fijet e këputura të jetës së tij. Stili i drejtpërdrejtë, humori, situatat tragjike, komike, ngjethëse e thellësisht psikologjike, mbushin faqet e librit. Dialogu është një veçori origjinale e kësaj vepre. I mprehtë, i shpejtë, i pasur dhe plot ritëm, ai portretizon personazhet njësoj si penelatat e një piktori.

Të dhëna

Faqe547
ISBN978 9928 136 26 8
Viti i Botimit2014
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiDiana çuli