Une e doja Shiko më të madhe

Une e doja

Anna Gavalda DK0070

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lindur në vitin 1970, Anna Gavalda, autore e shumë përmbledhjeve me tregime dhe romaneve mjaft të suksesshme në Francë e në mbarë botën, konsiderohet sot si një nga shkrimtaret franceze më të suksesshme e të lexuara.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 136 21 3

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Çdo mendim më tërhiqte ca më thellë për nga fundi. Isha kaq e lodhur! Mbylla sytë. Ëndërroja sikur po vinte. Dëgjoja zhurmë motori në oborr, ai më ulej pranë, më puthte dhe më vinte gishtin mbi buzë që tu bënte vajzave një të papritur. Mund tia ndiej ende butësinë në qafën time, zërin, ngrohtësinë, lëkurën, të gjitha i kam këtu Të gjitha i kam ende këtu Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet ti rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron. Dhe kështu gjatë udhëtimit që ndërmarrin së bashku për në fshat, ai i rrëfen asaj për jetën e tij, se si dikur dhe ai kishte takuar dashurinë e tij të madhe, por skishte arritur dot të gjente aq kurajë sa të linte familjen.... Dhe më pas kjo e kishte bërë të vuante aq shumë.... Dhe në këtë rrëfi m të tij të papritur Kloe sheh një mesazh që i drejtohet asaj vetë... Një roman që të godet drejt e në zemër, me një stil të paimitueshëm e sugjestiv, prej një prej shkrimtareve më të vlerësuara të viteve të fundit në Francë e në mbarë botën.

Të dhëna

Faqe162
ISBN978 9928 136 21 3
Viti i Botimit2014
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiDonika Omari