Perandori, Vdekja e mbreterve Shiko më të madhe

Perandori, Vdekja e mbreterve

Conn Iggulden DK0048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër të dytëtë serisë Perandori, vazhdon rrëfi mi i historisë së mahnitshme i Jul Qezarit, ku ndërthuret mjehstërisht historia me aventurën, ambicia me rivalitetin, trimëria me tradhëtinë....

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 4051 7 3

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë libër të dytë të serisë "Perandori", me të cilën Conn Iggulden fitoi në mbarë botën emër si një ndër shkrimtarët më të shquar të romanit historik, vazhdon rrëfimi i historisë së mahnitshme të Jul Qezarit, ku ndërthuret mjeshtërisht historia me aventurën, ambicia me rivalitetin, trimëria me tradhëtinë. I detyruar të largohet nga Roma, djaloshi Jul Qezar nis shërbimin në një anije romake, e cila bie pre e një kurthi të ngritur nga piratët në ujërat e rrezikshme të Mesdheut. Pas disa muajsh mjaft të vështirë si peng të piratëve, Juli me shokët e vet legjionarë, braktisen në brigjet e shkreta të Afrikës së Veriut. Megjithatë, ai ia del mbanë të mbledhë një grup rekrutësh e të ngjizë e të ngjizë me ta një njësi të aftë për t`u hakmarrë ndaj piratëve e më tej, për të shtypur revoltën që ndërkohë kishte shpërthyer në Greqi. Më në fund Jul Qezari kthehet në Romë si hero, por njëkohësisht armiqtë e tij tashmë nisin ta shohin gjithnjë e më shumë si një kanosje. Në Romë ai takohet me Brutin, shokun e tij të fëminisë, por pa shkuar shumë, të dy shokët thirren sërish për të luftuar kësaj here kundër një armiku të ri, një gladiator i quajtur Spartak me një ushtri prej 70.000 skllevërish, po kanoste vetë ekzistencën e Romës. Pas ciklit "Perandori" kushtuar figurës së Jul Qezarit, që e bëri të famshëm në mbarë botën, Conn Iggulden (lindur në Angli, më 1971), ka botuar ciklin "Pushtuesi", kushtuar Xhingis Khanit. Sot Iggulden konsiderohet një ndër shkrimtarët më të shquar të romanit historik. Të gjitha veprat e tij kanë qenë në krye të listës së bestseller­ve, si në SHBA ashtu dhe në Angli.

Të dhëna

Faqe469
ISBN978 9928 4051 7 3
Viti i Botimit2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiAbdurrahim Myftiu