"Në përfundim të një dite të gjatë pune në Jehonën e Brejtësit, më zuri gjumi në tryezën time të shkrimit dhe... befas u gjenda në një fabrikë lodrash në Polin e Veriut! Për tërë mocarelat e botës, më priste një surprizë për t'u pirë në kupë!"
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Libri “Kallamishte në erë”, i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Grazia Deledda
Në këtë libër del në pah më së miri veprimtaria e shquar e Aristidh Kolës, e këtij peronaliteti të papërsëritshëm në historinë e kombit shqiptar, i cili tërë veprimtarinë e vet kërkimore-shkencore ua kushtoi Arvanitisë dhe Arvanitëve, kësaj toke dhe këtij populli të mohuar.
Kur Hipokrati filloi të studionte të fshehtat e natyrës, u duk sikur u ndez një pishtar në mes të errësirës.
Një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë.
Ky libër mbetet me vlera të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare dhe botërore. Emri i madh i Macmillan shfaqet edhe në prognozat që dha për çështjen shqiptare pas Luftës së Parë Botërore: Ja se çfarë shkruante: “Pjesa e problemit ishte shqiptarët, të cilët mjaft mirë mund të kishin origjiinën nga banorët zanafillorë të Ballkanit, ishin përzier me...
Në Shqipërinë komuniste dashurinë e vrisnim, e thernim me thikë, e asgjësonim. Sapo të kishte hedhur çapat e parë, e ekzekutonim me të gjitha mjetet. Edhe unë kisha bërë të njëjtën gjë.” Këtë temë prek Besa: Tri gra, tri rrëfime, tri ngjarje që rrokullisin kohë, muaj e vite në hollin e një aeroporti. Anila, Diana dhe Monda zbërthejnë dashurinë në komunizëm
Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë përfytyruar dhe se fundi i botës...
«Dhelpra e Artë» e Wilbur Smithit, më të madhit mjeshtër të aventurës në kohë tonë, të rrëmben men njëherë. Thonë që motivi i Smithit është: Ta mbërthejë për fyti dhe të mos e lëshojë atë deri në faqen e fundit. Dhe ai si mjeshtër e arrin gjithnjë këtë. Personazhet bëjnë po atë jetë, të rinj, duke mbajtur entuziazmin e duhur, ndonëse nuk heqin dorë nga...
Psikologjia individuale e Adlerit është nga veprat më të njohura në psikologjinë e sotme. Teoria e tij e famshme për personalitetin dhe studimet e tjera për personalitetin dhe studimet e tjera të kryera në psikologji, kanë sjellë ndryshime rrënjësore në mendimin e kësaj shkence
Mbushuni mirë me frymë para se të nisni librat e Xhejms Dashnerit. Desert News
Libri përqendrohet te popujt e Perandorisë Bizantine, te pikëpamjet e kultura e tyre, si dhe në mënyrën se si këta ndryshuan me kalimin e kohës. Rezultati është një vështrim i spikatur e i qartë për atë çka ishin bizantinët.
Libri "Historia e Perandorisë Osmane" është botimi i parë në shqip i një historie të plotë të kësaj perandorie dhe padyshim është një ngjarje e shumëpritur në botimet historike shqiptare. Perandoria Osmane përfaqëson një formacion politik, që për një periudhë më shumë se 500 vjeçare, përfshiu në gjirin e saj të gjitha viset shqiptare.
Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.
Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të...
Emri i Pirandellos, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1934, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh. Romancier, novelist e dramaturg i shquar sicilian, shumë i diskutuar para dhe pas vdekjes, ai është një shkrimtar me individualitet të theksuar dhe plot dritëhije.
Këtë varg kini kujdes të mos e recitoni kurrë natën: "Magjistricë, mori trime, ruaj veten prapa shpine." Pse? Keni dëgjuar të flitet për magjistricën e musandrës së fshesave? Magjistrica e musandrës së fshesave, Divi me çorape të kuqe dhe Derrkuci dinak janë vetëm disa prej përrallave të mrekullueshme, plot humor e fantazi të rrallë, të autorit francez...
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)
Pse kombet shkojnë në luftë është unik. Reflektimet dhe argumentet e autorit janë ndërtuar mbi 10 çështje studimore, mbi të cilat ai bën një analizë të thellë të arsyeve të luftërave të kohëve moderne, duke nisur që nga Lufta e Parë Botërore deri në ditët e sotme.
Trafiku i qenieve njerëzore, tragjeditë që ndodhin në Kosovë dhe drama të tjera njerëzore shqiptare vijnë të rrëfyera përmes mjeshtrisë së shkrimtarit italian Renato Di Lorenzo
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur për lëvizjen. Sa shumë keni për të mësuar rreth botës së kafshëve! Sa shumë keni për të mësuar!
“Alkimisti”, “Alef”, dhe “11 minuta” janë tri kryeveprat e Paulo Coelhos, rrëfimtarit më të magjishëm të ditëve tona, të cilat, së bashku, janë dhurata ideale e çdo feste për të apasionuarit pas letërsisë dhe rrëfimit.